“I vetmi shpjegim i mbështetur me besueshmëri nga shkenca dhe sensi i përbashkët nga inteligjenca jonë ishte dhe vazhdon të jetë një rrjedhje laboratorike”, tha Ratcliffe
Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, John Ratcliffe tha se informacioni i inteligjencës zbuloi se origjina e COVID-19 është rrjedhje laboratorike, raporton Anadolu.
Ratcliffe i cili ishte në detyrë në periudhën e ish-presidentit Donald Trump, iu përgjigj pyetjeve të ligjvënësve në seancën për origjinën e COVID-19, të organizuar nga një komision për pandeminë e COVID-19 në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Vlerësimi im i ndërgjegjshëm si një person që ka pasur akses ndaj inteligjencës së qeverisë sonë në vitin e parë të pandemisë, është se i vetmi shpjegim i mbështetur me besueshmëri nga shkenca dhe sensi i përbashkët nga inteligjenca jonë ishte dhe vazhdon të jetë një rrjedhje laboratorike”, u shpreh ai.
Sipas tij, janë gjetur dëshmi se COVID-19 është një rrjedhje laboratorike, duke pretenduar se këto dëshmi janë aq të fuqishme sa për të fajësuar kërkimet e koronavirusit në laboratorët e Wuhanit për shpërthimin e një pandemie globale.
Ratcliffe thekson se njëlloj edhe Partia Komuniste e Kinës mund të fajësohet me shkatërrimin e testeve mjekësore, mostrave dhe të dhënave, frikësimin dhe “asgjësimin” e gazetarëve dhe për gënjeshtra ndaj autoriteteve globale shëndetësore.