Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme kundër ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë.
Mustafa ka thënë se protesta e sotme tregon kompleksin e inferioritetit të faktit që në Kosovë janë 95% myslimanë.
“Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Në Kosovë ka shpërthyer debati në momentin që filloi ndërtimi i xhamisë me arkitekturën osmane.
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3089384064461143