4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Isa Mustafa: Lidh gëzmin e Dr.Shefqet Krasniqit me SHIK-un

Më të lexuarat

Isa Mustafa: Lidh gëzmin e Dr.Shefqet Krasniqit për fitoren e Shpend Ahmetit me veprimtaritë SHIK-ut.

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili më 1 dhjetor humbi postin e kreut të komunës së Prishtinës, duket të mos i ketë pëlqyr gëzimi që ka shprehur imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi për fitoren e Shpend Ahmetit.

Mustafa përmes një reagimi të tij në Facebook, ka treguar një histori me hoxhë Shefqet Krasniqin, të cilin e ka krahasuar me SHIK-un dhe Vetëvendosjen.

Më poshtë lexoni të plotë reagimin e Isa Mustafës:

Sot e lexova një deklaratë të regjistruar në video, të imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, dr. Shefqet Krasniqi, se është i lumtur që fitoi Shpendi. Unë gëzohem që ai është i lumtur, sepse edhe feja edhe edukata ftojnë që njeriu të gëzohet për lumturinë e tjetrit. Por kjo lumturi më kujtoi në diçka të përbashkët të imamit Krasniqi dhe të Vetëvendosjes.

Në mandatin tim të parë, në vitin 2008, e pranova imamin Krasniqi, ai erdhi me kërkesë gojore për truall për Xhaminë e Re (të madhe) në Prishtinë. I premtova se do të të punoj për këtë dhe se kam arsye të angazhohem për një objekt të tillë fetar pasi njerëzit po falen në rrugë dhe trotuare, ndërkaq edhe familja ime gjithëherë ka qenë familje fetare. Pas kësaj ai kishte informuar opinionin, brenda e jashtë, se kishte marrë premtimin për xhaminë.

U takuam edhe një herë, diku pas 7-8 muajve, por këtë herë kur hyri në zyren time dhe kur filluam bisedën, bashkëpunëtori i tij, me të cilin kishte ardhur, filloi të regjistroj bisedën dhe të marr pamje me kamerë. Më habiti një sjellje e tillë, por nuk i bëra vërejtje. Në vend të kësaj fillova të bisedoj me te me terma të përgjithshme, “e shohim e bëjmë, janë procedura ligjore të cilat do ti ndjekim etj” sepse nuk e kisha të qartë se si mund të vij dikush në zyrën e Kryetarit të Komunës dhe ai të regjistrojë me kamerë bisedën.

Kur doli, vërejtja se kësaj radhe ai nuk ishte shumë i lumtur. Ajo që e dalloi imamin nga regjistrimet e fshehta me kamerë të SHIK-ut të Vetëvendosjes ishte se ai donte ta bënte këtë hapur e jo fshehur. Ndërkaq sa i përket truallit për Xhami në e Madhe, Komuna e Prishtinës e ndau këtë vit një hapësirë në pjesën më të mirë të qytetit, jo për hirë dhe për kamerë të Shefqet Krasniqit, por sipas kërkesës dhe nevojave të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sa po kalojnë ditët, po shihet se kënaqësia dhe kontributi për zgjedhjen e z. Ahmeti për Kryetar të Prishtinës nuk ishte vetëm e PDK-së por edhe e Shefqet Krasniqit me përkrahësit e njohur të tij. Një kombinim shumë i mirë i tyre, por do ta shohim sesa ky kombinim do t’i bëj mirë Prishtinës dhe prishtinasve!/Express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit