18 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Një skandal 5 miliardë eurosh e godet Vatikanin

Më të lexuarat

Një hulumtim 11 muajsh i gazetës prestigjioze Financial Times nxjerr në dritë një keqpërdorim prej rreth 5 miliardë eurosh në asetet e Bankës së Vatikanit.

A kishte lidhje dorëheqja e Papa Benedictit me ketë ngjarje?

Me 28 qershor, policia italiane e ka arrestuar priftin flokëthinjur, Nunzio Scarano, në Romë. Ky klerik, me pseudonimin 500 shi – për shkak të bankënotave të 500 eurove që zakonisht i kishte me veti – ishte akuzuar për keqpërdorime dhe korrupsion, së bashku edhe me agjentin e shërbimit sekret dhe një agjent financiar. Që të tre dyshoheshin se kanë provuar të kontrabandojnë për në Zvicër rreth 20 milionë euro me një aeroplan privat.

Prokurorët kanë dyshuar se prifti, një ish bankier, ka qenë duke e përdorur Institutin për Punë Religjioze – emri i mëparshëm i Bankës së Vatikanit – për të lëvizur paret për në rajonin e Napolit, gjerësisht i konsideruar si parajsa e krimit të organizuar. Për më keq Sacrano, deri një muaj para keqpërdorimeve, ka qenë Kontabilist në Departamentin e Thesarit të Vatikanit.

Gazeta FT e lidh ketë skandal edhe më dorëheqjen e parë prej më shumë se para 700 vjetësh të Papa Benedict’it.

Shkrimin e plotë të interesuarit mund ta gjejnë ketu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit