Si u reagua nga BE dhe SHBA pasi tre vende europiane vendosën të njohin shtetin e Palestinës?
Kryediplomati europian Josep Borrel, ka kohë që ka dalë nga konformizmi euroaltantik në raport me Izraelin, pas tmerreve që po ndodhin në Gaza. Tashmë një kritik i politikavë mbështetëse ndaj shtetit hebre, ai u tregua një ironik diplomatik me SHBA-në pas lajmit se tre vende europiane – Irlanda, Spanja dhe Norvegjia – vendosën të njohin shtetin palestinez.
“Si SHBA, ashtu edhe BE-ja e bëjnë të qartë se mbeten mbështetës të fortë të një zgjidhjeje me dy shtete për çështjen palestineze”, shkroi Borrell në postimin e tij në X.
Por si reagoi SHBA ndaj këtij zhvillimi?
“Presidenti i SHBA Joe Biden beson se njohja e një shteti palestinez duhet të arrihet përmes negociatave dhe jo me njohje të njëanshme”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti është një mbështetës i fortë i zgjidhjes me dy shtete dhe ka qenë gjatë gjithë karrierës së tij”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të selisë presidenciale amerikane.
Dhe tani vjen pyetja: pse nuk zhvillohen këto negociata, kush i pengon?! /tesheshi.com/