2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Irlandë: Muslimanët njerëzit më të arsimuar në vend

Më të lexuarat

Irlandë: Muslimanët njerëzit më të arsimuar në vend

Sipas një studimi të ri, në Irlandë muslimanët janë më të arsimuar në mesatare se sa jo-muslimanët.

Irlanda është një nga disa vende evropiane, ku muslimanët në mesatare kanë kryer 11.8 vjet shkollim, ose një vit më tepër se jo-muslimanët, thuhet në raportin “Religjioni dhe arsimi nëpër botë” e Qendrës Kërkimore Pew.

Në raport gjithashtu thuhet se në mesin e muslimanëve të Irlandës, Britanisë së Madhe, Lituanisë, Sllovakisë, Estonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë ekziston një nivel relativisht i lartë i arsimit. Shkaqet e këtij fenomeni hulumtuesit i shohin në faktin se këto vende kanë një “politikë të favorshme të emigracionit për emigrantët me arsim të lartë.”

Sa i përket Irlandës, studimi thotë se “bumi ekonomik i Irlandës gjatë fundit të viteve të 90-ta tërhoqi emigrantët e lartëkualifikuar nga Pakistani dhe Afrika. Pjesërisht si rezultat i kësaj, muslimanët në Irlandë kanë një mesatare prej 11.8 vjet shkollim, mesatarisht, një vit më shumë se jo-muslimanët në atë vend.”

Është vlerësuar se në Irlandë aktualisht jetojnë rreth 70.000 muslimanë, 2.000 prej të cilëve thuhet se janë mjekë.

Në vendet e tjera evropiane muslimanët “kanë më pak vite të arsimit në krahasim me jo-muslimanët, duke filluar nga një mesatare prej 10.8 vjet të shkollimit në Gjeorgji dhe 5.8 vjet në Spanjë, si shifra më e ulët në gjithë kontinentin”, thuhet në hulumtimin e Qendrës Pew.

Dallimi më i madh është në Gjermani, ku muslimanët, mesatarisht, kanë 4.2 më pak vjet shkollim se jo-muslimanët (9.5 vjet, kundrejt 13.7 vjet).

Në Francë, muslimanët kanë 2.9 më pak vjet shkollimi se jo-muslimanët, ndërsa në Spanjë ajo është 3.2 vjet më pak. Shumë vende të tilla evropiane, kishin “hyrje të mëdha të refugjatëve muslimanë apo të punëtorëve të huaj në dekadat e fundit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit