Patriarku serb, Irinej ka komentuar vendimin e Tribunalit të Hagës për dënimin me burg të përjetshëm të Ratko Mlladiqit.
Irinej ka thënë për mediat serbe se vendimi për dënim të Mlladiqit ishte “vepër e djallit” dhe se nuk është hera e parë që serbët shpallen të fajshëm për shumë krime, transmeton Indksonline.
“Edhe një serb u dënua në Hagë, ne e dinim që Ratko Mlladiq do të dënohej, por për fat të keq nuk mund të bënim asgjë”, ka thënë Irinej.