3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Irani thotë se ka 13 ‘skenarë hakmarrjeje’ – edhe më i dobëti do të ishte një ‘makth historik’ për SHBA-në

Më të lexuarat

Irani ka diskutuar 13 “skenarë hakmarrjeje” që mund të jenë një “makth historik” për ShBA-në pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, raportohet të ketë thënë një zyrtar iranian i sigurisë kombëtare.

Duke cituar një raport nga Agjencia e Lajmeve të Iranit Fars, Reuters raportoi se Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha të martën se “amerikanët duhet të dinë se deri më tani 13 skenarë hakmarrjeje janë diskutuar në këshill”.

Por çfarë bën përshtypje në këtë deklaratë është fakti se, sipas tij, “edhe nëse ka konsensus për skenarin më të dobët, kryerja e tij mund të jetë një makth historik për amerikanët”.

 

Një pretendim i tillë vjen në ditët pasi presidenti Donald Trump urdhëroi sulmin me dronë që vrau Soleimanin, udhëheqësin më të rëndësishëm ushtarak të Iranit, në fund të javës së kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit