A e dini se sulltani i parë që solli ushtritë Osmane dhe rrethoi Kostandinopojen, ishte Murati dhe jo djali i tij Mehmeti II?
Mirëpo pas një rrethimi të mirëfilltë, ai u detyrua të heq rrethimin e Kostandinopojes sepse një thikë pas shpine e mori nga Shteti Safevid (sot Irani).
Perandori i Kostandinopojes, i kish kërkuar sundimtarit shiit të Safevideve, që të godasin osmanët nga shpina. Dhe kështu ndodhi, shiitët sulmuan në zonën e Irakut të sotëm dhe në disa zona të tjera që sot janë në Azerbajxhan dhe në Armeni. Atje masakruan fshatra të tëra muslimane derisa çështja u bë alarmante. Pastaj atyre u shkoi ushtria e Muratit dhe i dha një mësim të mirë. Mirëpo gjithsesi Murati nuk do të bëhej më gati që të rrethonte Kostandinopojen. Do të ishte rradha e Mehmetit ajo ku do të kishte sukses. Por ai para se të niste rrethimin e shtrëngoi lakun e qenit që vinte pas shpine (Shteti Safevid) dhe nuk lejoi që ai të sulmonte nga pas.
Tani le të kthehemi në kohët moderne..
Lufta Rusi-Ukrainë, ka bërë që siguria globale të lëkundet fort. Kështu vatra të tjera zjarri janë hapur dhe bëhen gati të hapen në vende të ndryshme të botës.
Duke shfrytezuar dobësimin e Rusisë, Azerbajxhani, (Vëllai i vogël i Turqisë) nisi sulmin ndaj Armenisë. Por e vërteta është se të parët filluan armenet duke kryer aksione komando dhe duke sulmuar divizione azere në brendësi të Azerbajxhanit. Qëllim i tyre ishte të merrnin zonën e quajtur Artzech (E shënuar me viza te kuqe), te cilën e pretendon Armenia. Kjo e detyroi Azerbajxhanin të futej në këtë luftë të re që kanë nisur. Kësaj rradhe për të bashkuar dy zonat e shkëputura të atdheut të tyre. (Në segmentin me ngjyre blu)
Këtu futet roli i Iranit. Shteti SHIIT është aleat i ngushtë i Armenisë, edhe pse ata jane ortodoks të kishës armene. Ndërsa duhej të ishin aleat të ngushtë me Azerbajxhanin, pasi ata në shumicë janë SHIITË si ata, por nuk ndodh kështu. Irani nuk ka besë dhe as din e Iman që të veproj në bazë të tyre. Duke qenë një qen që të zotët e vet i njeh Amerikën dhe Europen, ata po punojnë nën urdhërat e tyre.
Irani po synon të përfshihet në konflikt pasi për këtë duhet të goditet edhe Turqia.
Qëllimi në fakt është e njejta strategji, Turqisë duhet t’i hapet edhe një tjetër vatër lufte nga “shpina”. Pas asaj që duan t’ia hapin me Greqinë në Mesdhe.
Nisur nga përgatitjet e Turqisë për një luftë në Mesdhe, iranianët duan ta godasin Turqinelë në shpinë, për ta frenuar atë që të marrë ishujt e vet qe i ka në brigjet e mesdheut.
Nga ana e saj Rusia fillimisht e ka dhënë “OK” që Azerbajxhani të sulmojë (Pasi ajo ishte garantuesja e paqes në këtë rajon). Në këtë konflikt, Rusia është me Azerbajxhanin, edhe pse me Armeninë i bashkon feja ortodokse. Por interesat janë në pyetje.
Por pse Rusia ka dhene “OK” për këtë konflikt, në kufinjtë e saj jugor, ndërkohë që ka të ndezur konfliktin në Ukrainë?
Arsyeja është se rreth 25 % e Gazit të Europes vjen nga Azerbajxhani (Gazsjellesi TAP, që kalon edhe në Shqipëri nëpërmjet Turqisë)
Ata duan ta bllokojnë Europen nga të gjitha shanset që ajo të ketë alternativa të tjera të afërta për furnizimin me gaz. Dhe një luftë në këtë rajon, do tu hapte probleme Europianve që të ndihmoheshin me Gazin Azer.
Në këtë luftë që pritet të zgjerohet, Irani është si përherë në Kampin Armik të Turqisë dhe Islamit.
Pergatiti: Eduart Thartori