0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Irani pretendon se ka plotësuar nevojat e tij në luftën elektronike

Më të lexuarat

Zv/koordinatori i forcave detare të ushtrisë iraniane deklaroi se Irani ka plotësuar nevojat e saj për pajisje në luftën elektronike.
Adiral Amir Rastgari, zëdhënësi i manovrave ushtarake “Velajet 91”, bëri të ditur se lufta elektronike ishte një pjesë e rëndësishme e manovrave detare të zhvilluara në Oqeanin Indian ndaj së cilës forcat iraniane janë përkushtua që në fazën e parë të organizimit. Ky funksionar i lartë i ushtrisë iraniane ndër të tjera vuri në dukje se ministria iraniane e mbrojtjes duke u mbështetur në kapacitetet vendase, ka bërë të mundur pajisjen e forcave të armatosura me aparate të komunikimit, radarë, aparate të dërgimit të sinjaleve dhe aparate elektromagnetike që përdoren në luftën elektronike kundër pajisjeve të armikut. Admiral Rastgari ndër të tjera shtoi se mjetet lundruese mbi dhe nëndet janë të pajisura me aparatet e nevojshëm për luftën elektronike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit