5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

IRANI, PALESTINA DHE MASHTRIMI SHIT – Florian Leli

Më të lexuarat

IRANI, PALESTINA DHE MASHTRIMI SHIT

Irani në vitet e fundit po bëhet një protagonist përherë e më shumë në Lindjen e Mesme dhe në arenën ndërkombëtare. Çfarë është Irani në të vërtetë? A është ai një vartës i çifutëve dhe i kapitalizmit amerikan, një kukull në dorën e tyre apo ai në të vërtetë është një shtet revolucionar që po mban në dorë flamurin e rezistencës islame? Përpara se t’i jap një përgjigjje konkrete kësaj pyetje, është e nevojshme që paraprakisht të sqaroj disa qëndrime të mia, për të mos u lënë hapësirë spekullimeve.

Irani është një shtet teist i lidhur ngushtë me doktrinën shite, konkretisht me fraksionin ithnaasheri të shiave imamitë. Shiizmi i ithnaasherive është një nga rrymat më larg Kuranit dhe islamit të pastër burimor. Kufri, shirku dhe devijimet e mëdha e kanë dominuar këtë sekt që në fillesat e tij, në kohë të kohëve. Këto devijime kanë ardhur duke u shtuar brez pas brezi, duke e larguar atë përherë e më shumë edhe nga bazat themelore të islamit, për të arritur në kohën tonë i distancuar nga islami dhe sunizmi rrënjësisht dhe detajisht. Sot, ky sekt, përveç kufrit të trashëguar historikisht nga themeluesit e parë, ka adoptuar edhe devijime të sekteve më ekstreme duke mbledhur tok bindjet e ismailive, batinive dhe grupeve të tjera të ngjashme me ata.

Pikërisht, për shkak të devijimeve të mëdha, që në thelbin e islamit dhe në bazën burimore, duke filluar me vetë Kuranin për të cilin besojnë që është manipuluar dhe ndryshuar, për të vazhduar me refuzimin e sunetit profetik të cilin e kanë zëvendësuar me përrallat e shpikura nga paria e tyre, për të vazhduar me deislamizimin e sahabëve dhe të umetit islam në tërësi për të cilit besojnë që janë pabesimtarë përderisa nuk përkrahin parimet e shiizmit të tyre, për të vazhduar edhe me doktrinën e hyjëzimit të imamit dhe ngritjen e tij në nivelin e të qenit zot, madje duke e kthyer çdo gjë në këtë pikë kulmore të fesë, gjithmonë sipas tyre, pikërisht për këto aryse dhe shumë të tjera, për mua shiat ithnaasheri kanë qenë dhe do të mbeten një sekt pabesimtar, i dalë nga islami dhe jashtë kufive të tij, me pasues e me pari. Këtë bindje të palëkundur e them pas një njohje të thellë të sektit të tyre, pas leximeve të shumta të librave të tyre dhe jo nga nxitimi dhe euforia.

Historikisht, prej shiave ithnaasherie nuk i ka ardhur umetit islam asnjë e mirë. Keqdashja, armiqësia dhe urrejtja për muslimanët e kanë dominuar përherë këtë sekt, urrejtje që në periudha dobësie maskohej me shtirje (tukje) dhe në periudha fuqie shfaqej me luftra dhe persekutime pa fund.

Megjithatë nuk është gjykimi fetar rreth tyre çështja që dëshiroj të trajtoj në këtë artikull. Pavarësisht prirjeve dhe mendimeve tona rreth një grupi, analizat politike, ato gjeopolitike dhe aktuale për ngjarjet në rajon duhet të jenë racionale dhe të paanshme, larg euforive dhe nxitimeve.

Konsiderimi i Iranit si një vartës i Amerikës dhe i Izraelit, për mua është një absurditet që nuk përputhet me realitetin. Në fakt Irani është një shtet i themeluar në shërbim të shiizmit ithnaasheri dhe aktiviteti politik dhe ushtarak që ky shtet ushtron është kryekëput në shërbim të këtij fraksioni shit.

Rryma politike dhe rryma apolitike kanë ekzistuar herët në shiizëm. Në origjinën e tij, shiizmi me të gjitha degëzimet e tij është një sekt politik i ndarë nga trungu islam për arsye politike. Imameti në shiizëm është boshti ku sillen të gjitha ideologjitë e tjera. Të gjitha fraksionet në shiizëm kanë shkëmbyer me mutezilizmin teza të ndryshme. Në fakt, mutezilizmi është një ndarje ideologjike që ka lindur si faktor i mendimit dhe trajtimit teorik, prandaj në mutezilizëm tematikat e imametit kanë një rend më të vonuar dhe janë trajtuar për shkak të vetë natyrës së shkencës së kelamit dhe të filozofisë e cila në thelb ka njohjen e zotit dhe të krijimit dhe lidhjen që ekziston mes tyre, por që kalon më pas edhe në trajtesa të tjera, pjesë e të cilës është edhe trajtimi i organizimit të jetës politike dhe asaj shoqërore.

Në shiizëm është e kundërta. Imameti është parësor. Të gjithë temat e tjera janë dytësore. Prandaj shumica e sekteve shite kanë adoptuar dhe kanë huazuar nga mutezilizmi teza që lidhen me veprat e Zotit, me atributet e tij dhe me determizmin, por kanë ruajtur të pandikuar çështjen e imametit e cila është zhvilluar në mënyra të ndryshme në drejtimet e larmishme të shiizmit. Të gjitha ndarjet në këtë sekt kthehen te përplasjet dhe divergjencat në çështjen e imametit, shpeshherë shumë të hollësishme dhe në dukje të parëndësishme, por që rezultojnë fatale dhe me ndarje totale.

Shiizmi në natyrën e tij është një sekt politik i cili në qendër të vëmendjes ka pikërisht pushtetin dhe shtirjen në dorë të tij. Por, për shkak të kushteve dhe rrethanave historike; dështimeve të njëpasnjëshme që në periudhën emevite, për të vazhduar më pas me atë abasite, doli në skenë edhe një rrymë tjetër brenda shiizmit, sidomos brenda shiave imami me dy degët kryesore të tij (musavizmin dhe ismailizmin), që ishte rryma apolitike. Kjo rrymë imametin e shikonte si një udhëheqje shpirtërore të veshur me anën gnostike dhe mistike, por që nuk përpiqej të arrinte te pushteti.

Të dyja këto rryma, ajo politike dhe apolitike, ekzistojnë edhe sot e kësaj dite në mesin e musavizmit, pra në mesin e shiave ithnaasheri, madje edhe në Iran. Rryma politike përfaqësohet nga kasta e mullahëve me tezën e “pushtetit të fakihut” (vilajetul fakih) dhe i shikon mullahët si zëvendës politikë të imam Mehdiut, imamit të tyre të zhdukur (faktikisht nuk ekziston dhe është vetëm imagjinar) i cili pritet të ridalë në skenë dhe të rishfaqet në mesin e njerëzimit për të udhëhequr botën. Rryma tjetër është rryma që e mohon kompetencën e mullahëve për të zëvendësuar imam Mehdin në funksionet politike dhe drejtuese dhe se shiat duhet të presin rikthimin e tij për të marrë në dorë frerët e sundimit.

Ka një përngjashmëri të çuditshme mes shiave dhe çifutëve në këtë aspekt. Rryma politike e tyre përngjason me sionizmin politik i cili në qendër të tij ka programin politik për ngritjen e shtetit të Izraelit si një paraprirje për shfaqen në tokë të Mesihut i cili me t’u shfaqur do të marrë frerët e pushtetit, do të udhëheqë izraelitët dhe do të ndëshkojë popujt e tjerë. Në anën tjetër kemi grupe të ndryshme çifute që besojnë në mosangazhimin me politikë dhe mosthemelimin e asnjë shteti çifut, të bindur se mbretëria e Mesihut të premtuar do të vijë spontanisht dhe vetëm Mesihu është kompetent të udhëheqë izraelitët dhe mbarë botën. Janë po të njëjtët elementë por me emërtime të ndryshme.

Ajo që dua të theksoj është që drejtimi politik ka ekzistuar shumë herët në shiizëm. Sot, kjo rrymë, për arsye të ndryshme, është dominuese në skenën shite, në Iran, në Irak dhe gjetkë, aty ku gjenden shumica dhe pakica shite.

Shteti më i sukseshëm i shiave ithnaasheri i cili dha një shtysë të madhe programit politik të tyre ishte Shteti Safevi. Safevitët të cilët në origjinë ishin suni shafi, bashkë me urdhërin e kazëllbashëve kaluan në shiizëm në kohën e shah Ismailit. Shah Ismaili ishte lideri më i madh që arriti të përmbushë aspiratën e tyre për një shtet të fortë. Me fillesat e tyre nga Azerbajxhani, konkretisht nga Erdebili, ata u shtrinë në të gjitha zonat e Persisë (Iranit të sotëm) duke instaluar një regjim fetar shit të rreptë. Në këtë periudhë u zgjerua shumë literatura shite dhe madje u vu dorë edhe në librat e tyre burimorë të hershëm siç ndodhi me librin e Kulejnit me titull El Kafi, duke manipuluar dhe shtuar në to. Për shekuj me rradhë mullahët safevi kishin pushtet apsolut mbi popullatën e zonës. Edhe pas rrëzimit të dinastisë safevite kleri shit e ruajti ndikimin dhe pushtetin në popullatën e Persisë së atëhershme, Iranit të sotëm.

Në shekullin e kaluar, sidomos në kohën e shahut të dytë të dinastisë pehlevite shah Muhamed Pehleviut, Irani morri një rrjedhë laike të djathtë. Muhamed Pehleviu morri përsipër shkëputjen e Iranit nga ndikimi fetar shit. Ai ishte Ataturku i Iranit, por me përmasa më të vogla. Babai i tij Riza Pehleviu ishte një mik i Ataturkut. Gjatë sundimit të Muhamed Pehleviut ai shtypi të gjithë rivalët islamikë dhe të gjitha lëvizjet majtiste në Iran. Shah Pehleviu ishte padyshim aleati kryesor dhe më i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Perëndimit në përgjithësi.

Në kushte të tilla morri jetë edhe projekti politik shit i Revolucionit Islamik (siç e quajnë) i 79-tës. Për shkak se vetë shiizmi është një projekt politik në origjinë dhe për shkak se mullahët e Persisë kishin pasur pushtet apsolut për shekuj me rradhë dhe për shkak se ky pushtet po u rrëshkiste nga dora ndërkohë që gjenin mbështetje te një shtresë e mirë e popullatës dhe të nxitur edhe nga të majtët të cilët gjenin përkrahje në shtresat e shtypura të shoqërisë në atë kohë, për të gjithë këto shkaqe ky revolucion pati sukses dhe arriti të rrëzonte shahun dhe të largonte influencën politiko-ekonomike totale të amerikanëve në Iran. Të majtët shumë shpejt u zhgënjyen nga mullahët shit të cilët u dhanë një goditje të befasishme dhe shtinë në dorë çdo pushtet.

Shumë njerëz kujtojnë se Revolucioni Iranian ishte një lojë e Amerikës dhe e çifutëve. Është një konstatim vulgar dhe imagjinar, i pambështetur në fakte dhe larg realitetit. Revolucioni Islamik i Iranit ishte produkt i doktrinës politike shite të modifikuar për t’u përshtatur me kohën në tezën e vilajetit të fakihut, pushtetit të fakihut, thënë ndryshe pushteti i klerikëve, edhe pse në islam nuk ka kler, por në shiizëm hirearkia e mullahëve dhe ajatollahëve është shumë e theksuar, e ngjashme me klerin e krishterë.

Kjo tezë e mbështetur edhe nga shtresa të gjera të shiave dhe nga shtresa të gjera edhe të sunive të paditur dhe e të popullit që kishte antipati për shah Pehleviun dhe duke mos pasur ndonjë kthjelltësi për realitetin dhe tezat shite të cilat ishin të maskuara dhe të paqarta për shumë myslimanë, madje edhe për disa pasues të shiizmit, shto këtu edhe mjeshtërinë e mullahëve për të përfituar nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm prodhuan këtë revolucion që realisht është një revolucion shit joislam.

Suksesi i shpejtë dhe i menjëhershëm i revolucionit pati një jehonë të madhe. Amerika duam apo nuk duam pësoi një disfatë në Lindjen e Mesme duke humbur aleatin e saj kryesor.

Shumë shpejt, madje më shpejt se sa pritej, ajatollahët e Iranit me në krye Homeiniun do të shpalosnin qëllimin e tyre; eksportimin e Revolucionit. Eksportim i Revolucionit. Kështu u quajt projekti i mullahëve për të përhapur Revolucionin shit në të gjithë botën shite, madje edhe në atë sunite. Pikërisht te suksesi i befasishëm i 79-tës e ka zanafillën edhe mashtrimi i shumë mendimtarëve, thirrësve dhe aktivistëve mysliman sunitë. Ata, të paditur me rrezikshmërinë e shiave që janë mjeshtra të maskimit dhe të impresionuar jo me shiizmin në vetvete por me faktin që një revolucion mund të japë fryte të shpejta për të rrëzuar regjimet totalitare kryesisht majtiste dhe laike ose lagjysëmlaike në vendet arabe, u përpoqën të frymëzoheshin nga eksperienca iraniane. Shumë shpejt të gjithë do ta kuptonin që kishin gabuar dhe se Revolucioni shit ishte një revolucion fatkeq për botën sunite dhe se ndihma e tij për sunitët ishte vetëm një mirazh dhe iluzion.

Ishte vetë Homeiniu ai që udhëhoqi projektin e eksportimit të Revolucionit, por goditjen e rëndë e morri nga Sadam Huseini. Lufta Irak-Iran e viteve 80-të i dha një goditje të rëndë Homeinit dhe Iranit që do t’i duheshin 20 vjet të tjera për të ripërtërirë forcat, për të vazhduar më tej me projektin e eksportimit të Revolucionit.

Në fakt, revolucioni shit ishte projektuar fillimisht për t’u kryer në Irak. Iraku Jugor ishte një zonë me popullatë të përqëndruar shite dhe në të ndodhen tre qendra të mëdha të shiizmit, dy qytete skolastike; Kufeja me Nexhefin dhe qyteti i Kerbelasë. Revolucioni në Irak u dështoi disa herë pa u ndezur akoma mirë fitili. Në vitet 70-të Al Bekri dhe zëvendësi i tij Sadam Huseini ndërmorën masa shtrënguese ndaj klerit shit. Masat u shtrënguan akoma më shumë në vitet 80-të.

Në Iran gjendet vetëm qyteti i Kumit i cili konsiderohet bashkë me Kufen dhe Nexhefin një prej tre qendrave skolastike referuese (hauzat dhe merxhiijat në terminoligjinë shite). Pas suksesit të Revolucionit shit në Iran, sytë u hodhën menjëherë drejt Irakut, duke qenë se ai ishte zemra e botës shite në atë kohë, madje edhe sot. Qëndresa e Sadam Huseinit që posedonte padyshim ushtrinë më të fortë arabe të kohës u dha një goditje të rëndë dhe Homeini vdiq pa realizuar shumë nga projekti i zgjerimit.

Shkurtimisht Republika Islamike e Iranit e themeluar para 45 vjetësh nuk ka qenë dhe nuk është as një projekt amerikan dhe as një projekt çifut, por një projekt i pastër dhe i mirëfilltë i shiizmit politik bashkëkohor i ngritur mbi parimet e shiizmit dhe që vepron në interes të këtij sekti në çdo veprimtari të tij.

Me disfatën e luftës Irak-Iran në vitet 80-të dhe me rritjen e pakënaqësisë amerikane ndaj Sadam Huseinit i cili ishte pushtetari i vetëm arab që ruajti sovranitetin dhe pavarësinë e tij, Irani e kuptoi që duhet të bënte ndryshime rrënjësore në politikat e jashtme. Gradualisht u rivendosën marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dalëngadalë filluan të anojnë nga normalizimi. Nga vitet 90-të e gjer më sot këto marrëdhënie kanë qenë të luhatura, por janë karakterizuar nga shkëmbimi i interesave vetiake të të dy palëve. Shpeshherë marrëdhëniet e tyre kanë qenë bashkëpunuese dhe i kanë shërbyer si Amerikës ashtu edhe Iranit.

Lexuesi i nderuar duhet të kuptojë që Amerika nuk është armiku kryesor i Iranit. Amerika për politikën iraniane është një kundërshtar dhe një rival, por jo një armik me plot kuptimin e fjalës. Le t’i lemë mënjanë parrullat propagandistike “Vdekje Amerikës! Vdekje Izraelit!”. Armiqtë e vërtetë të shtetit shit të Iranit janë vetëm vendet sunite, sidomos ato arabe. Historikisht shiat kanë qenë në konfikt të vazhdueshëm dhe të pandërprerë me sunitët. Konflikti është qetësuar vetëm në periudha të shkëputura historike kur shiat kanë qenë të pafuqishëm të kundërveprojnë.

Në këndvështrimin shit, sunitët janë ata më të poshtërit të cilët kanë qenë pengesë dhe përbuzës të imametit, bazës së fesë së tyre. Në doktrinën e tyre një suni është më i keq se një i krishter dhe çifut. Sunitët sipas ithnaasherive, për të cilët po flasim, janë objekt i synuar ose për konvertim në shiizëm, ose për dëbim ose për eleminim fizik dhe gjenocid në raste më ekstreme. Dëmet që kanë pësuar myslimanët në rrjedhën e historisë nga shiat nuk janë më të pakta se dëmet e kryqëzatave dhe të sionizmit hebre.

Historia na tregon që asnjë shtet shit i hershëm e i mëvonshëm nuk ka ndërmarrë ndonjë eksepditë ushtarake të mirëfilltë kundër vendeve politeiste, të krishtere etj. Edhe luftrat e tyre me Rusinë cariste dhe Perandorinë Britanike kanë qenë të imponuara dhe mbrojtëse. Synimi i përhershëm i tyre kanë qenë myslimanët suni.

Me një dogmë të tillë sektare, nuk është aspak e vështirë të kuptojmë se shiat e Iranit vërtet nuk janë vartës të Amerikës dhe as Amerika nuk është epror i tyre, por doktrina e tyre nuk i pengon aspak që ata të bashkëpunojnë për shkëmbimin e interesave të përbashkëta.

Gjithsesi Irani nuk ka dështuar tërësisht në projektin zgjerues dhe eksportues të shiizmit, ose revolucionit siç dëshirojnë ta quajnë shiat. Në Liban, që në vitet 80-të u futën elementet e parë të shiizmit iranian dhe rrymës së “pushtetit të fakihut”. Shiat e Libanit kanë shumë dallime me ata të Iranit dhe të Irakut. Lëvizja Hizbullah kur u themelua u themelua si lëvizje shite lokale në antitezë me homeinizmin, por që shumë shpejt do të “vidhej” nga mbështetësit e homeinizmit dhe të pushtetit të fakihut ashtu si lëvizja tjetër shite e njohur me emrin Lëvizja Emel. Që nga ajo kohë, shiizmi iranian është ulur këmbëkryq në Liban duke lënë në hije dhe pakicë drejtimin shit libanez.

Në Siri marrëdhëniet e ngrohta janë vendosur që në vitet 80-të, të nxitura edhe nga armiqësia e dy vendeve me Sadam Huseinin. Regjimi sirian ishte armiku më i përbetuar i Sadam Huseinit. Ky bashkëpunim u konsolidua në vitet 90-të, për të arritur kulmin gjatë lufës civile në Siri në dekadën e fundit, që u finalizua me ndryshime demografike të madha. Shiat ithnaasheri në Siri u shtuan dhe u përhapën kudo, ndërkohë që para revolucionit shit të 79-tës ishin vetëm një pakicë shumë e vogël dhe e papërfillshme. Shumica e shiave në Siri ishin nuseiri, një grup musavi të cilët ithnaasheritë e klasifikojnë si heretik dhe të dalë nga feja në të gjitha librat e tyre, por që interesat e përbashkëta i shtynë të bashkëpunojnë dhe të afrohen shumë me njëri-tjetrin për të përballuar një kundërshtar të vetëm që është sunizmi. Në anën tjetër janë edhe druzët, një grup që i përket shiizmit ismaili ekstrem.

Në Irak bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara dha frytet e tij për shiat e Iranit. Me rrëzimin e Sadam Huseinit shiat fituan përherë e më shumë terren. Sot, pas dështimit të projektit amerikan në Irak dhe tkurrjes së tij për t’u kufizuar vetëm me kurdët në Veri, shiat kanë një pushtet dhe shtrirje të cilën nuk e kanë pasur kurrë më parë.

Në Jemen, bashkëpunimi dhe financimi me shiat zeidi, sidomos me drejtimin huthi që është trashgimtar i një familje në vargun e dinastive zeidie që kanë sunduar krahinën e Sadas dhe të Nexhranit për një mijëvjeçar të tërë, ka dhënë frytet e tij. Sot, një pjesë e zeidive që janë shumë të ndryshëm në doktrinë me shiat ithnaasheri, madje duke e konsideruar njëri-tjetrin renegatë dhe të dalë nga feja, sot ata po afrohen përherë e më shumë me musavizmin dhe ithnaasherizmin, pa folur për zonat e sunive në Jemen që i kanë shtënë në dorë dhe që më parë kurrë nuk i kishin ëndërruar.

Në Afganistan ishin shërbimet e drejtpërdrejta që Irani në bashkëpunim me shiat e Afganistanit i dhanë Natos dhe Amerikës, pa të cilat hyrja në Afganistan ishte ose e pamundur ose me një faturë shumë të shtrenjtë. Padyshim këto shërbime nuk ishin falas. Në këmbim Irani morri dhe morri. Madje në Afganistan shiat e kombësisë hazere, taxhike dhe shiat e Mezari Sherifit arritën të sundojnë për disa vite me rradhë duke marrë në dorë presidencën dhe qeverinë, megjithëse në Afganistanë ishin një pakicë që përbënte jo më shumë se 15% të popullsisë . Po të mos ishte këmbëngulja dhe përpjekjet e vazhdueshme të lëvizjes Taleban, sot Afganistani do të vazhdonte të udhëhiqej nga shiat.

Në Afrikë, aty ku nuk ka pasur këmbë shiti më parë, sot ka me miliona shia. Vetëm në Nigeri ka qindra mijra shitë të konvertuar nga sunizmi, për të mos thënë që numri i tyre mund të arrijë në një milion. Përhapje kanë pasur edhe në vende të tjera afrikane, kryesisht në vendet e Afrikës Perëndimore. Të gjithë këta janë produkt i Revolucionit shit të 79-tës dhe trajnimit të thirrësve shitë nga vendet afrikane në vitet 80-të dhe 90-të të shekullit të kaluar nëpër shkollat e Kumit dhe të Tehranit.

A pas kësaj mund të thuhet që ata nuk kanë pasur sukses?! A pas kësaj mund të thuhet që ata janë vetëm një vegël në dorë të Amerikës?! Irani nuk është një vegël në dorë të Amerikës, por është një projekt shit, që gjen rrënjë thellë në doktrinën dhe në historinë e tyre. Ata punojnë vetëm për shiizmin dhe armik të përbetuar kanë vetëm një armik, që jemi ne sunitët. Çifutët dhe të krishterët janë thjesht rivalë dhe kundërshtarë me të cilët bashkëpunojnë kur u intereson dhe acarohen kur u intereson.

Po sulmet me dron së fundmi? A janë një teatër i Iranit? Unë nuk besoj dhe nuk e kam besuar kurrë që Irani luan teatër, me kuptimin vulgar të fjalës. Shumë myslimanë kujtojnë se Izraeli e ka në dorë Iranin dhe i thotë bëj kështu dhe bëj ashtu dhe Irani i thotë lepe peqe, si urdhëron zotria juaj! Gjërat nuk janë kështu. Edhe ato shërbime që Irani ia kryen Izraelit nuk ia kryen falas. Nuk ka shërbime falas. Ky është një absurditet.

Çështja qëndron kështu. Iranit nuk i intereson shumë çështja palestineze. Irani nuk e ka pasur dhe nuk e ka si objektiv parësor as Kudsin dhe as çështjen Palestineze. Ajo që bën Irani është një shfrytëzim i çështjes palestineze për interesa të tij vetiake politike dhe gjeopolitike. Irani merr nga çështja palestineze më shumë se sa jep. Irani përfiton nga çështja palesitineze shumë më tepër se “ndihma” që jep. Në fund të fundit këtu është edhe zotësia, të japësh pak dhe të marrësh shumë. Dikush e quan këtë teatër. Unë nuk do ta quaja kështu. Në rregull, Irani luan lojën e tij. Çdokush luan lojën e tij. Edhe superfuqitë e mëdha botërore luajnë lojën e tyre. Por, a quhet vallë kjo teatër?

Mbase mund të quhet teatër në kuptimin që Irani nuk e ka serizoisht çështjen e çlirimit të Palestinës dhe as luftën me Izraelin. Në rregull, këtë e pranoj. Por, kjo duket ashiqare në politikën e jashtme iraniane prej kohësh. Irani shumë herë është shprehur që nuk dëshiron luftë me Izraelin. Parë nga ky këndvështrim ky nuk është teatër.

Një një mungesë të plotë të botës sunite dhe kushtet e një braktisje të plotë të çështjes palestineze nga vendet sunite, Irani gjeti një mundësi të artë për ta vjedhur këtë çështje dhe për ta shfrytëzuar për interesat e tij. Gjatë gjithë këtyre viteve Irani është kujdesur të mos hyjë në asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me Izraelin dhe Amerikën, por në të njëjtën kohë e ka paraqitur veten përpara popujve suni dhe shit të zonës si mbajtësi i flamurit të rezistencës.

Në sulmin e fundit u përmendën shifra të ndryshme që variojnë nga 300-500 dronë. Nuk është çudi që numri real të mos ketë qenë më shumë se 50, maksimumi 100 drone. Mashtrime në shifra gjatë konflikteve bëjnë edhe superfuqitë. Në luftën e Ukrainës të dy palët japin shifra me kontrase të mëdha dhe paraqesin panorama shumë të ndryshme. Mashtrimi dhe propaganda janë pjesë e luftës. E megjithatë në Ukrainë nuk luhet teatër.

Izraeli është një kundërshtar i Iranit. Nuk ka dyshim rreth kësaj. Pyetja që ngrihet është: A është Izraeli kundërshtar i panegociueshëm? Jo, ai është i negociueshëm. Irani e ka dhënë qartë përgjigjen e kësaj pyetje gjatë gjithë këtyre viteve. Çështja palestineze për Iranin është thjesht një mall tregtie dhe një kartë presioni të cilën Irani e luan sipas interesave të tij.

Ja një shembull i shpejtë, nga shumë të tillë, për të kuptuar dallimin mes një kundërshtari rival dhe një armiku të vërtetë. Kur plasi konflikti sirian, lëvizja shite Hizbullah u vu tërësisht në shërbim të Beshar Esedit dhe çështjes shite. Përveç brigadave shite irakiane, vullnetarëve iranian dhe ndihmës logjistike, Beshar Esedin e ndihmoi Hizbullahu me të gjitha fuqitë që kishte. Mijra luftëtarë, komandantë dhe ekspertë ushtarakë morrën pjesë në konfliktin sirian.

Sot, Hizbullahu godet aty këtu zonat kufitare me Izraelin me një artileri të lehtë duke plagosur tek tuk dy tre ushtarë izraelitë çdo dy javë. Pra vetëm disa pickime të lehta për të mbajtur situatën të tensionuar. Dikush e quan këtë teatër. Në fakt kjo është një mjeshtëri politike dhe ushtarake nga e cila Irani dhe shiat përfitojnë shumë. Ata kanë arritur ta menaxhojnë shumë mirë situatën në favor të tyre.

Çfarë përfiton Irani? Shumë! Një prej përfitimeve është përmirësimi i imazhit. Unë do t’ju jap vetëm një fakt. Në botën arabe, në të cilën kam jetuar gjatë, kam hasur një numër jashtëzakonisht të madh të sunive të magjepsur në disa raste ose të ngazëllyer në raste të tjera, me ligjëratat ekzaltuese të Hasen Nasrullahut, me deklaratat pompoze të gjeneralëve iranian dhe me çirrmat shurdhuese të lidërve huthi. E kam pasur shumë të vështirë t’u shpjegoj myslimanëve rrezikshmërinë e shiave dhe lojën që ata bëjnë. Masat e gjera nuk kuptojnë aq thellë nga politika dhe synimet e saj. Ata mjaftohen me të prekshmen, me anën emocionale që ndiejnë në brendësi. Të entuziazmuar me veprimtarinë e shiave kam hasur edhe në trevat tona, por në përmasa më të vogla.

Përmirësimi i imazhit nuk është një objektiv i rëndomtë. Ai është hapi i parë drejt shiizmit, për të kaluar më pas në ngazëllim, dashamirësi, bashkëpunim dhe hap pas hapi në shiizëm. Këto që unë po ju them janë konkrete dhe kanë ndodhur në shumë vende. Shiat janë mjeshtra në këtë fushë. E parë thellë kjo nuk është një teatër por një politikë e mirëstudiuar.

Pavarësisht urrejtjes që unë kam për këtë shtet, jam i detyruar të pohoj që nga ana profesionale unë i vendos notën dhjetë Iranit për politikat e tij të jashtme. Në fund të fundit Irani nuk është një superfuqi botërore dhe si një vend në zhvillim ka arritur që nëpërmjet manovrave ushtarake dhe politikave të zhdërvjellta të bëhet protagonist i vërtetë në arenën ndërkombëtare, duke i krijuar mundësi të ndërhyjë, të negociojë dhe të ndikojë në shumë çështje dhe konflikte botërore gjer edhe në Ukrainë, ndërhyrje të cilat nuk janë pa përfitime ekonomike dhe politike. A mundet që një vend të zhvillim të synojë më shumë se kaq?!

Pyetja e fundit. A mund të shpërthejë një luftë me Iranin në Lindjen e Mesme? Irani momentalisht nuk e dëshiron luftën, as me Izraelin dhe as me Amerikën. Përgjigjja e fundit e Iranit dëshmoi për këtë. Megjithëse Izraeli theu rregullat e luftës duke goditur një godinë diplomatike dhe duke vrarë disa eprorë të lartë ushtarakë, përgjigjja e Iranit nuk ishte në nivelin e pritur. Mënyra se si Irani u kundërpërgjigj mund të lexohet si një dobësi ose shenjë që Irani nuk e dëshiron luftën momentalisht dhe se palët duhet të negociojnë. A është kjo dobësi? Mbase.

Sidoqoftë një luftë e mundshme në Lindjen e Mesme nuk do të lërë pa përfshirë edhe botën arabe, sidomos vendet e Gjirit Persik. Në të dy përvojat e mëparshme, në Irak dhe në Afganistan, Amerika pësoi humbje të jashtëzakonshme në efektiv ushtarak, logjistikë dhe financa. Tashmë politika amerikane ka ndryshuar. Në një luftë të mundshme të Iranit me Izraelin dhe Amerikën nuk duhet të presim një konflikt të drejtpërdrejtë mes tyre. Gjasat janë që Amerika do të shtyjë vendet arabe në luftë dhe vetë do ta orkestrojë luftën nga larg duke i furnizuar ato me armë, kuptohet në këmbim të parave dhe të naftës.

Fatkeqësisht vendet arabe nuk janë të përgatitura për luftë. Konflikti i Jemenit dëshmoi që ato janë akoma larg forcës ushtarake goditëse paçka se investimet në ushtri kanë qenë stratosferike. Vendet arabe në logjistikë janë tërësisht të varura nga bota e jashtme.

Irani është më i përgatitur për luftë se arabët. Irani është një nga vendet e pakta në zonën e Lindjes së Mesme, bashkë me Turqinë dhe deri diku Pakistanin, që posedon armë të prodhimit vendas dhe zotëron një pavarësi ushtarake të kënaqshme. Gjithashtu pakicat shite të shpërndara në vende të ndryshme arabe, përfshi Saudinë, Kuvajtin dhe Bahrejnin janë të gatshme të destabilizojnë dhe të rreshtohen në rradhët e Iranit. Një luftë e mundshme do të ishte shkatërruese për të gjitha palët. Sidoqoftë Irani nuk e posedon teknologjinë e Amerikës dhe aleati kryesor i tij Rusia, nuk është i gatshëm për momentin të mbështesë pa kushte. Prandaj momentalish askush nuk e dëshiron luftën.

Së fundi, u them vëllezërve të mi të mos mashtrohen asesi me manovrat e shiave dhe të Iranit. Është e vërtetë që ata nuk luajnë teatër, por ata janë shumë më të rrezikshëm se sa i mendojmë. Umeti islam prej tyre ka parë vetëm keq. Irani për sunitët është nepërkë që kafshon me helm vdekjeprurës. Dëmi i tyre është po aq sa dëmi i çifutëve sionistë, madje në disa aspekte më i madh, sepse maksimumi që çifutët mund t’u bëjnë myslimanëve është t’u marrin jetën si shehidë dhe myslimanë. Ndërsa shiat synojnë t’u marrin myslimanëve fenë për t’i kthyer ata në fenë e humbur të shiizmit që nuk është më shumë se një politeizëm i veshur me petkun e islamit. E shkuara dhe e tashmja dëshmojnë për këtë. Masakrat e shiave ndaj palestinezëve në kampet e Libanit gjatë luftës civile në vitet 80-të kanë qënë po kaq makabre sa këto të çifutëve. Mbase ne nuk i dimë, por palesitinezët i dinë mirë dhe nuk harrojnë. Prandaj vëllezër mos u mashtroni!

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit