-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Irani kundër Internetit?

Më të lexuarat

Qeveria e Iranit synon (prapë) të nis një internet nacional të cilin po e quajnë edhe “interneti i pastër” i cili për pjesën më të madhe të shfrytëzuesve do të duhej të jetë i shkëputur nga Interneti i vërtetë.

Po e përsërisim, për shkak se qeveria iraniane disa herë pati paralajmëruar nisjen e Internetit të vet nacional dhe bllokimin e qasjes në përmbajtjet e jashtme, por çdo herë ai ishte shtyrë.

Nëse, nga ana tjetër, kjo bëhet realitet, shumë përmbajtje të zakonshme të internetit do të mbeteshin të bllokuara, e çfarëdo anonimiteti në komunikim sipas të gjitha gjasave do të zhdukej.

Në këtë mënyrë, Google, Hotmail dhe Yahoo dhe kompani të tjera të njohura globale nuk do të jenë më në dispozicion për shfrytëzuesit në Iran, e ato do të zëvendësoheshin nga shërbimet shtetërore siç janë Iran Mail ose Iran Search Engine. Shfrytëzuesit e e-postës, atëherë, do të duheshin regjistruar me emër dhe adresë të plotë pranë agjencisë për të marrë e-postën tyre pranë Iran Mail. Shfrytëzuesit e mëdhenj siç janë qeveritë agjencitë qeveritare, bursa, kompanitë e mëdha dhe bankat do të kishin qasje në Internet, derisa për shfrytëzuesit e zakonshëm do të jetë në dispozicion vetëm “Interneti Nacional”.

Iranianët, përndryshe, tashmë janë mësuar me censurimin e ashpër të Internetit, mbikëqyrjen, madje edhe ndërprerjen totale të qasjes në Internet që vetëm gjatë këtij viti ndodhi disa herë. Herën e fundit kështu u ndërpre qasja ndaj të gjitha faqeve të jashtme të enkriptuara të cilat përdornin protokollin SSL. Për shkak të kësaj shumë iranian përdorin rrjetat VPN dhe Proxy serverë për të anashkaluar kufizimet e këtilla. Projekti i “Internetit nacional” në masë të madhe do të pamundësonte zgjidhet e këtilla dhe do të ashpërsonte kontrollin në qasjen dhe shkëmbimin e të informatave.

Për lajmërimet e disa agjencive gazetare perëndimore për gjoja fillimin e punës së “Internetit nacional” gjatë muajit gusht, Reporterët pa kufi thanë se janë një rrenë e zakonshme dhe se nuk ka asgjë të bëjë me deklaratën zyrtare të Ministrisë iraniane të informimit./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit