3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Irani kërcënon Shqipërinë pas samitit të muxhahidinëve: Kujdes, ne nuk jemi Sadam Hyseini!

Më të lexuarat

Portali i fuqishëm iranian Parstoday i cili ka seksion edhe në gjuhën shqipe ka publikuar një pamflet goditës ndaj Shqipërisë, në lidhje me zhvillimin e samitit të opozitës iraniane në Tiranë.

Në shkrimin e saj, Parstoday thekson se Tirana është bërë arenë e luftës politike të brendshme në Iran duke u përdorur nga Amerika.

Në një qasje kritike, portal i financuar nga Ministria e Jashtme e Teheranit godet qeverinë e Edi Ramës, e cila sipas tij po bën një “tradhti ndaj shqiptarëve”.

“Cili është objektivi i qeverisë shqiptare nga pjesëmarrja në këtë takim në nivelin e zv/ministrit? Pjesëmarrja e autoriteteve shqiptare në një takim super sekret, a është kundër interesave të popullit shqiptar? Shpenzimet e ceremonive dhe takime të tjera, kush i përballon? Përse kjo ceremoni dhe ky takim duhet të jetë kaq shumë sekret? Cili është ndryshimi mes opozitës dhe terroristëve? Dhe shumë e shumë pyetje të tjera. Mesa duket një prej shkaqeve që takimi ka qenë super sekret, janë raportet e muajve të fundit mbi pakënaqësinë dhe revoltën e anëtarëve të grupit, revoltë e shprehur në takime të ndryshme të këtij grupi. Vetëm dy javë më parë dhe njëkohësisht me fjalimin e Marjam Raxhavi në ditën botërore të gruas, disa prej anëtarëve të grupit MEK kryen revoltë dhe pasi prishën fjalimin e Marjam Raxhavi ata dolën nga salla e takimit. Këta anëtarë duke iu drejtuar Marjam Raxhavisë thanë: Sot ka përfunduar koha e kërcënimit dhe e supremacisë tuaj. Këtu nuk është Iraku. Mos harro se Sadami është rrëzuar”, shkruan Parstoday. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit