Autoritetet irakiane llogarisin që deri në vitin 2030 të shesin naftë dhe gaz për një shumë prej 6 trilionë dollarë, thuhet në strategjinë e re energjetike, të cilën Bagdadi e bëri publike më 12 qershor.
Prodhimi i naftës planifikohet të rritet deri në 4.5 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2014. Në fund të këtij dhjetëvjeçari prodhimi i lëndës së parë pritet të rritet deri në 9 milionë fuçi në ditë. Në afat të gjatë Bagdadi planifikon të arrijë nivelin 12 milionë fuçi në ditë.
Sa për krahasim, prodhuesit më të mëdhenj të naftës – Rusia dhe Arabia Saudite – prodhojnë respektivisht rreth 10.5 milionë dhe 9.5 milionë fuçi në ditë.