7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sulm mbi një postbllok në Afganistan: 6 policë të vrarë

Më të lexuarat

6 policë janë gjetur të qëlluar për vdekje me armë zjarri në një postbllok në jug të Afganistanit, ndërkohë që dy roje të tjera të rendit janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Një makinë, armët dhe municionet, të cilat ndodheshin në postbllok, janë konfiskuar nga sulmuesit. Ende nuk është përcaktuar nëse sulmuesit e postbllokut ishin policë afganë apo ushtarakë.

Muajin e kaluar dy dezertorë qëlluan me armë zjarri dhe vranë 7 oficerë të ruajtjes së rendit në provincën Kandahar. Militantët e Lëvizjes “Taleban” kanë pranuar vazhdimisht se ata rekrutojnë bashkëpunëtorët e forcave të sigurisë së vendit për kryerjen e sulmeve të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit