0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Irak: Vazhdon ofensiva e forcave qeveritare rreth Mosulit

Më të lexuarat

Forcat irakiane dhe milicitë kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i kanë sulmuar pozicionet luftarake të grupit ekstremist, Shteti Islamik, rreth qytetit Mosul, në kuadër të operacionit madhor për rimarrjen e kontrollit në këtë qytet, në pjesën veriore të Irakut.

Në mëngjes janë dëgjuar të shtëna artilerike në këtë hapësirë, derisa bombat dhe raketat kanë shkaktuar re të tymit të dendur në qiell.

Beteja për rimarrjen e Mosulit, që prej vitit 2014 ishte nën kontroll të Shtetit Islamik, është operacioni më i madh ushtarak në Irak prej vitit 2011, kur nga ky vend janë larguar trupat amerikane.

Zyrtarët irakianë dhe amerikanë shpresojnë në fitore, e cila do të ishte goditje madhore për luftëtarët ekstremistë, të cilët kanë okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, para dy vitesh.

Forcat qeveritare të Irakut kanë lëvizur kah qyteti nga baza Karajah, që është 60 kilometra në jug të Mosulit, derisa milicitë kurde, të njohura me emrin peshmerga, kanë avancuar nga lindja.

Forcat kurde thanë se e kanë marrë kontrollin ndaj disa fshatrave gjatë operacionit të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit