-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Irak, për 2.5 muaj nga Mosuli janë larguar 145 mijë persona

Më të lexuarat

Numri i personave të zhvendosur në Mosul që nga fillimi i operacionit për çlirimin e qytetit nga organizata terroriste DEASH, ka arritur në 145 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komisionit për Migrim në Parlamentin e Irakut, Rad el-Dahlavi për AA tha se për 2.5 muaj nga Mosuli kanë emigruar 145 mijë persona.

Ai thekson se këta njerëz që kanë lënë shtëpitë e tyre, kanë vështirësi në marrjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe se kanë kërkuar nga kryeministri i Irakut Haider al-Abadi të shpallte mobilizimin, por deri më sot asnjë veprim nuk është ndërmarrë në lidhje me këtë çështje.

Munzir es Salim nga ekipi humanitar në Ministrinë e Irakut për Migrim dhe Emigrantë ka thënë se çdo ditë një numër i madh i civilëve largohen nga qyteti dhe vijnë në kampe.

Ai theksoi se po bëjnë përpjekje për të ofruar ndihmat themelore për migrantët, por se numri i madh i emigrantëve ka krijuar një problem si për qeverinë ashtu edhe për institucionet që veprojnë në këtë fushë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit