iPhone 7 dhe 7 Plus kanë shkallën IP67 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit ndërsa sipas një raporti të ri, pajisjet e Apple të këtij viti do të jenë edhe më rezistente ndaj ujit.
Sipas raportit të The Investor, iPhone 8 dhe 8 Plus do të kenë shkallën e rezistencës prej IP68, shkallë e njejtë me atë të Galaxy S7 nga Samsung.
“iPhone 8 nga Apple do të ketë shkallën mbrojtëse IP68 si pjesë e ndryshimeve të reja që do të vijnë në dhjetë vjetorin e iPhone,” një burim i industrisë ka bërë të ditur për The Investor.
Këtë vit, pritet që të lansohen tre iPhone të ri – një me 4.7 inç dhe dy iPhone 8 Plus me ekrane prej 5.5 inçve, njëri prej të cilëve do të ketë ekran LCD ndërsa tjetri do të përdor teknologjinë OLED.
Apple pritet që t’u jep një dizajn plotësisht të ri iPhone-ëve të këtij viti. Modelet e reja pritet të kenë pjesën e prapme të ndërtuar nga xhami.
Telefonat e rinjë të Apple pritet, si zakonisht, të debutojnë në shtator.