9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

iPhone 8 dhe 8 Plus janë shumë të shtrenjtë, por ja sa është kostoja e prodhimit të tyre

Më të lexuarat

Pas prezantimit të iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus nga Apple, ka pasur shumë ankesa për çmimet e larta të tyre. Një vëzhgim i bërë ka zbuluar në detaje se sa i kushton kompanisë amerikane të prodhojë këto pajisje.

Sipas vlerësimeve të bëra nga firma kërkimore IHS Markit, kostoja e materialeve për prodhimin e iPhone 8 është 247.51 dollarë. Apple e shet për 699 dollarë, 50 dollarë më tepër se çmimi i iPhone 7 kur doli në treg.

Për Phone 8 Plus 64 GB, kostoja e prodhimit për njësi është 288.08. Pas shtimit të 7.36 dollarëve si “kosto bazë prodhimi”, iPhone 8 Plus kushton 295.44 dollarë për t’u prodhura. Në treg ka dalë me çmimin 799 dollarë, 30 më tepër se iPhone 7 Plus në momentin e daljes në treg.

Shumica e blerësve nuk paguajnë shumën komplet për telefonët, duke i blerë ata përmes kontratave me kompanitë celulare që shpesh rimbursojnë një pjesë të kostos.

Pavarësisht ankesave, CEO i Apple, Tim Cook, e ka mbrojtur politikën e çmimeve, duke thënë se produktet e Apple nuk janë vetëm për të pasurit.

“Pa diskutim që nuk do të kishim mbi një miliard pajisje të shitura nëse do t’i kishim prodhuar vetëm për të pasurit”, tha Cook.

IHS i atribuon rritjen e kosotos te iPhone 8 dhe 8 Plus disa karakteristikave, përçfshirë edhe një çipi të ri bionik A11, motorit neural (i përdorur për inteligjencën artificiale) dhe sidomos komponentëve të kameras.

Ndërkaq, Apple ka prezantuar edhe iPhone X (dhjetë), i cili do të dalë në treg me çmimin 999 dollarë. IHS nuk ka bërë ende një analizë për koston e iPhone X, i cili do të dalë në shitje në fillim të nëntorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit