2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Investoni në mirëqenien tuaj psikologjike dhe mendore

Më të lexuarat

Emocionet na duhen për të jetuar më mirë, me kusht që të mësojmë t’i menaxhojmë, nëse jo, do të detyrohemi të jetojmë të lidhur me mediokritetin e kësaj bote. Është një lloj zinxhiri, që të mban të lidhur me gjithçka çfarë në të vërtetë nuk shërben dhe ajo çfarë nuk shërben nuk duhet t’ju interesojë aspak.

Natyrisht nga e thëna në të bërë ka pak punë, sepse në mes qëndron vullneti. Gjendja emotive e jona është shumë e rëndësishme, është një thesar që duhet ta menaxhojmë, jo ta lëmë të transformohet siç duan të tjerët. Tani me siguri pyetja është: si t’ia dalim?

Kjo është arsyeja pse më pëlqejnë psikologët, sepse ata orientojnë për shumë probleme dhe mund të na ndihmojnë të eliminojmë toksinat nga truri dhe trupi, pa pasur nevojë për të shtuar doza të tjera të dëmshme me psikiatër. Prandaj ju them shkoni te psikologët, është shumë më mirë të merrni një mendim profesionisti sesa të paragjykoni gjithçka.

Emocionet janë si ajri, të lira të lëvizin ku t’iu dojë qejfi. E vetmja gjë që mund t’i lidhë është logjika juaj. Mund t’i lidhë ose jo. Në rastin e parë, nëse ju do të lidheni pas emocioneve tuaja, pas asaj çfarë ndjeni për momentin, atëherë produktiviteti juaj, i ditës, apo jeta juaj do të çalojë në përgjithësi. Por nëse jo, pra nëse ju do t’i lini të lira të kalojnë, atëherë kjo do t’ju japë shumë avantazhe.

Asnjë emocion nuk do t’ju duhet t’ju mbajë të lidhur. Asnjë. Imagjinojeni emocionet tuaja si ajri, nganjëherë mjegull, nganjëherë ajër i pastër, fllad. Nuk varen prej jush, prej jush varet vetëm influenca që do të kenë. Prandaj përpiquni gjithmonë ta kuptoni këtë ajër dhe ta lëvizni ku doni ju. Nëse ju nuk do ta lëvizni ku të doni, njerëzit, ambienti, apo gjithçka tjetër do t’ju kontrollojë.

Mos mbani asgjë të lidhur me veten. Qofshin këto edhe emocione pozitive. Lërini të kalojnë, edhe pozitiviteti i tepërt iu largon nga jeta juaj reale dhe realiteti.

Bëjini hapësirë emocioneve, kuptojini se çfarë janë dhe largojini me arsye me logjikë. Asgjë nuk është përgjithmonë, prandaj qëndroni vigjilentë në atë çfarë ndodh brenda jush, derisa nuk do të keni nevojë të bëni asnjë sforco, dhe distanca emocionale do të jetë një mekanizëm që do të ndizet në mënyrë të pavetëdijshme.

 

Këtu duhet të arrini.

Rregulli tjetër i artë, është të investoni në mirëqenien psikologjike dhe mendore. Mund të blini veshje të bukura, mund të ndiqni modën, mund të jeni të pasur po, por nëse ju investoni në mirëqenien mendore, nuk do të shijoni asgjë më besoni.

Distanca emotive nga realiteti, nuk është pandjeshmëri ndaj po këtij realiteti. Distanca emotive është një investim për të ardhmen. Ka gjithmonë një lidhje ndërmjet asaj që është jashtë jush dhe asaj që është brenda jush. Vullneti juaj do t’ju ndihmojë të arrini shumë nëse do të dini sesi ta vini në përdorim atë. Vullneti është gjithçka. Herët e para do të jetë pak sforcim, por pastaj ky transformim do të ndodhë vetë.

Nuk keni nevojë të bëni asgjë me emocionet. Lërini të kalojnë, por më parë bëjini hapësirë sepse e meritojnë. Gjithçka është në shërbim të shpirtit dhe shpirti nuk duhet të lidhet pas asgjëje.

Qëndroni zgjuar. Do të jetë gjithçka më e lehtë për ju nëse do të ndizet mekanizmi i distancës emotive. Projektet tuaja do të realizohen falë këtij mekanizmi.

*Karilon Communication sh.p.k

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit