2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Investimet e të huajve në Malin e Zi në një vit

Më të lexuarat

Të dhënat paraprake të Bankës Qendrore të fqinjit verior 700 mijë banorësh

Vlera totale e investimeve të huaja direkte në Mal të Zi në fund të vitit të kaluar arriti në 1,15 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën kohë 368,7 milionë euro dolën jashtë vendit, sipas të dhënave paraprake të Bankës Qendrore (CBCG), raporton Anadolia.

“Fluksi neto i investimeve të huaja direkte në periudhën janar-dhjetor arriti në 782,63 milionë euro, që është 34,5 për qind më shumë se në vitin 2021”, thuhet në Buletinin e CBCG.

Fluksi total i investimeve të huaja direkte është rritur me 24 për qind krahasuar me periudhën krahasuese, që është rezultat i rritjes së investimeve në kapital, si dhe investimeve të bazuara në borxhin ndërkompani.

 448 milionë euro të investuara në pasuri të paluajtshme

Nga investimet e rezidentëve jashtë vendit dolën 132.4 milionë euro, ndërsa tërheqjet e fondeve nga jorezidentët e investuar në Mal të Zi arritën në 236.3 milionë euro.

Fluksi hyrës i investimeve të huaja direkte në formën e investimeve në kapitalin e vet arriti në 667.4 milionë euro, që përbën 57.9 për qind të totalit. Nga këto, 448 milionë euro janë investuar në pasuri të paluajtshme, dhe 219.4 milionë euro në kompani dhe banka.

Hyrja e investimeve të huaja direkte në formën e borxhit ndërkompani arriti në 401.5 milionë euro, që përbën 34.8 për qind të totalit hyrës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit