2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Intervista “ 3 pyetje nga Mensur Krasniqi” me gazetarin Muhamed Zekiri

Më të lexuarat

“ 3 pyetje nga Mensur Krasniqi”, kështu quhet intervista të cilën do ta publikojë Almakos çdo të hëne dhe të enjte, me ç’rast do të trajtohen tema me karakter të ndryshëm si nga jeta politike, sociale, kulturore, ekonomike etj.

Ndërsa për fillim të kësaj sezone kemi përzgjedhur gazetarin e njohur Muhamed Zekirin. Në vazhdim Almakos u’a sjell qëndrimet e tij lidhur me faljen publike ndaj shqiptarëve pse dhe si ka ndihmuar BDI-në?., arsyet e dështimit të takimit të liderëve partiak në Vjenë, si dhe mungesën e një gjuhe të përbashkët për bashkimin e frontit opozitar kundrejt regjimit VMRO-BDI.

Mensur Krasniqi: Së pari ju falënderoj që kam nderin që të filloj intervistën “3 pyetje nga Mensur Krasniqi” me njërin ndër gazetarët më kritik si e quani edhe ju kundër regjimit. Në emisionin e djeshëm në “Click Plus” për të përën herë pranuat dhe kërkuat falje publike gjithë shqiptarëve se në një farë mënyre keni ndihmuar BDI-në. Çka nënkupton kjo?

Muhamed Zekiri– E thash edhe mbrëm. Kërkoj falje shqiptarëve se edhe unë në një apo tjetër menyrë kam faj që BDI thirret në legjitimitetin dhe 153 mijë votave pasiqë në atë kohë kam kontribuar në mënyrë direkte dhe indirekte të fitoje ky opcion duke pas parasysh ofertën që prezantuan para elektoratit shqiptar se do të marrin një nga tre pozitat kyçe në shtet, se do zyrtarizohet gjuha shqipe se do të anëtarësohemi në NATO dhe BE. E në fakt doli një gënjeshtër e madhe. Opcioni tjetër për shqiptarët në atë kohë ishte PDSH që në fakt nuk ishte opsion por një e keqe edhe më e madhe. Shqiptarët në atë kohë zgjodhën të keqen më të vogël e që në fakt tani po na kthehet si bumerang. Edhe pse pas futjes në qeveri Gruevski pa plotësuar asnjë kushtë nga ajo që u premtuan shqiptarëve unë në atë kohë dola me koment në Alsat M me titull “Zhgënjimi i fundit ” sërish e ndjeva për obligim t’ju kërkoj falje shqiptarëve.

Mensur Krasniqi: Po sa u publikua lajmi se është anuluar takimi i liderëve partiak me përfaqësuesit ndërkombëtar në Vjenë. Sa ndikoi ultimatumi i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që pa përmbushjen e dy kushteve si: tërheqja e vendimit të Ivanov për falje, dhe shtyerja e zgjedhjeve me datë 5 qershor, nuk do të marr pjesë në këtë takim?

Muhamed Zekiri– Besoj se ka ndikuar mjaft dhe ishte e pritshme të ndodhë kjo gjegjësisht të anulohet takimi i Vjenës, pasiqë nuk ka për çfarë të diskutohet nëse këto dy kushte nuk plotësohen. Çfarë do të kishin biseduar liderët atje në një situatë kur presidenti nën trysninë e Gruevskit me vendimin për falje minoi komplet marrëveshjen e Përzhinos dhe nga ana tjetër qeveria mori ingerencat e ministrave të opozitës dhe shfuqizoj vendimet e tyre, dhe KSHZ pa votat e kryetarit të saj dhe anëtarëve të opozitës miratoi raport se ka kushte për zgjedhje me 5 qershor. Me një fjalë pa shfyqizim të vendimit për falje dhe pa krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme që nënkupton pastrim të realt të listës zgjedhore dhe datë të re për zgjedhjet nuk ka çfarë të bisedohet.

Mensur Krasniqi: Çka i mungon partive opozitare shqiptare që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe definitivisht të dalin në zgjedhje të bashkuar?

Muhamed Zekiri- Partive opozitare ju mungon të tejkalojnë vetveten . Në fakt tani më është e qartë se vetëm një parti politike është duke penguar bashkëpunimin e plotë të opozitës ajo është LR PDSH-ja e Ziadin Selës pasiqë vetëm ajo nuk nënshkroi deklarate]ën me partitë tjera opozitare. Sidoqoftë nuk është vonë që të gjithë ata të kapërcejnë vetveten suetat dhe kryelartësinë dhe të ulen bashkë në tavolinë dhe në fund ti shohim bashkë në një bllok kundrejt BDI-së dhe PDSH-së. Pasiqë vetëm në këtë mënyrë shqiptarët në Maqedoni mund të shohin shpresë se gjërat do ndryshojnë nga e mira.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit