-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Interpoli lëshoj urdhërarrest për zëvendës presidentin e Irakut

Më të lexuarat

Interpoli ka lëshuar një “alarm të kuq ” ndërkombëtar për zëvendës presidentin e Irakut të arratisurin, Tarik al-Hashemi nën dyshimin për “drejtimin dhe financimin e sulmeve terroriste”.
Hashemi, i cili po gjykohet në mungesë në Bagdad pasi u akuzua për drejtimin e skuadrës së vdekjes, këmbënguli në një deklaratë të martën se ai nuk ishte mbi ligjin dhe ishte i gatshëm të paraqitet në gjykatë, nëse siguria e tij, dhe një gjykim të drejtë, mund të jenë të garantuara.

I njohur si njëri prej zërave të vetëm kundër ndikimit të Iranit në dhunën dhe luftën sektare, shtypjen dhe masakrat ndaj sunive, kundër një qeverie të përbërë vetëm nga shijat, sot ai përballet me një proces gjyqësor në Irak, të kategorizuar si politik.
“Njoftimi i Kuq” për al-Hashemin përfaqëson një alarm rajonal dhe ndërkombëtar në të gjitha vendet anëtare të Interpolit 190 për të kërkuar ndihmën e tyre në gjetjen dhe arrestimin e tij,” tha Agjencia Ndërkombëtare e policisë e bazuar në Lyon.
Interpoli tha se njoftimi, është i nivelit të vigjilencës më të lartë të mundur, dhe u lëshua pas një urdhëri irakian të bërë më herët”, kjo vjen si pjesë e një hetimi në të cilin forcat e sigurisë kanë sekuestruar materiale të bombardimeve dhe individëve të arrestuar”.
Hashemi – së fundmi dyshohet të jetë i vendosur në Stamboll, pas marrjes së trajtimit mjekësor për komplikimet respiratore në kryeqytetin turk, Ankara – së bashku me truprojat e tij ata përballen me rreth 150 akuza, duke përfshirë vrasjen e supozuar të gjashtë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, sipas një zëdhënësi të gjykatës së Irakut.
Ai ka sfiduar ligjshmërinë e gjykimit dhe tha se: jeta e tij është në rrezik në Bagdad.
Vendimi për të ngarkuar udhëheqësin kyç të arabëve suni shkaktoi një krizë politike që e nxjerri në pah bojkotin që blloku i zëvendëspresident i bëru qeverusë dhe parlamentit duke akuzuar Nuri al-Maliki kryeministrin shiit të Irakut se ka monpolizuar fuqinë e pushtetit.
Hashemi tha në një deklaratë të postuar në faqen e tij të martën se ai ishte në pritje të një “zgjidhje politike” për këtë ngecje.
“Unë respektoj fjalën e gjyqësorit irakian dhe unë nuk jam mbi ligjin,” tha ai.
“Nëse një gjykim i drejtë është i mundur, të jëtë jo i politizuar, dhe ka garancitë e sigurisë dhe garancitë e të drejtave të mia kushtetuese, unë do të dalë para cfarëdo gjykate, edhe nëse ajo është në Bagdad, sepse unë jam i sigurt për pafajësinë time.”
Ghassan al-Atija, një analist nga Bagdadi tha se akuzat e paraqitura kundër zëvendëspresidentit janë me të vërtetë të natyres politike.
Atija thotë se në periudhën midis shkurt 2006 dhe majit 2008, të gjitha të milicitë lokale kishin sulmuar njëri-tjetrin. Unë nuk do t’ia lejoj vetes që ndonjërin prej tyre ta vlerësoj si të pafajshëm”.

Udhëtimi i kufizuar
Hashemi tha se kishte planifikuar që të martën të kthehej në Erbil, kryeqytetin e Kurdistanit të Irakut, , por vendosi të shtyjë vizitën e tij pas ankesave nga udhëheqësit politikë, të cilëve nuk u përmendi emër.
Atija thotë se nëse Hashemi vendos me të vërtetë të përballet me gjyqin në Irak, ai do të marrë një hap të madh drejt kthyerjes së tij në tavolinat politike të Irakut.
Hashemi “do të jetë me të vërtetë një hero i popullit dhe do të ekspozojë politizimin e qeverisë”, nëse ai qëndron në gjyq tha Atija.
Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald Noble tha në një deklaratë se “Njoftimi i Kuq” do “të kufizojë ndjeshëm ” aftësinë Hashemit për të udhëtuar dhe për t’i kaluar kufijtë ndërkombëtar.
Një njoftim i Kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar i detyrueshëm, por shumë prej anëtarëve të Interpolit e konsiderojnë atë një kërkesë të vlefshme, veçanërisht në qoftë se ata kanë një marrëveshje ekstradimi me vendin kërkues.
Selcuk Ünal, një zëdhënës i qeverisë turke ka thënë Al Jazeera se Njoftimi i Kuq është “vetëm shpërndarje e informacionit në lidhje me një person” dhe se Hashemi, konsiderohet ende zëvendëspresident aktual i Irakut, do të kthehet në Irak pas marrjes së trajtimit mjekësor në Stamboll.
Unal, duke folur nga kryeqyteti turk, Ankara, tha se Turqia “do të shikojmë në këtë çështje”, por nuk ka bërë ende asnjë vendim lidhur me ekstradimin.
Autoritetet irakiane lëshuan një urdhër arresti për Hashemin në dhjetor, pasi SHBA-të përfunduan tërheqjen e tyre dhe ai së pari kërkoi strehim tek kurdët e Irakut të cilët refuzuan ta dorëzojnë atë. Ai pastaj iku në Turqi, pas ndalesave në Katar dhe në Arabinë Saudite.
“Jeta ime në Bagdad [është] në rrezik të lartë,” u tha ai gazetarëve të premten në Stamboll, ku ai ka qenë i bazuar për më shumë se një muaj.
Hashemi ka sfiduar ligjshmërinë e gjykimit në Gjykatën Qendrore Kriminale të Irakut, duke pretenduar se gjykata federale duhet ta ketë trajtuar çështjen, sepse ai është një zëvendës president.
Gjykmi i tij ishte paraparë të fillonte të mërkurën, por është shtyrë për 10 Maj.

Al Jazeera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit