16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Buum krim në internet” mbi 1000 sulme për minutë në Izrael

Më të lexuarat

Një bandë e organizuar qëndron pas “bum krimit të internetit”, mbi 1000 sulme/për minutë në Izrael:Interpol
Izraeli ka qenë duke kaluar nëpër një luftë të nivelit të ulët në internet që nga janari, me sulmuesit që supozohet të jenë arabë që kanë vënë në shënjestër shumë faqe. (Foto e dokumentit)
Presidenti i Interpolit, Khoo Boon Hui tha të martën se banda e organizuar ndërkombëtare qëndron prapa mashtrimeve dhe krimeve të internetit që kanë një kosto të vlerësuar me dëmë më të mëdha se sa trafikimi i kokainës, heroinës dhe trafikimit të marihuanës vënë së bashku.
Duke folur për delegatët në hapje të Konferencës Evropiane Rajonale me bazë në Francë-nga agjencia ndërkombëtare e policisë në Tel Aviv, Khoo citoi një studim nga Universiteti Metropolitan i Londrës duke treguar se “80 për qind e krimit të kryer në internet është i lidhur tani për banda të organizuara që veprojnë përtej kufijve”.
“Bandat kriminale tani kanë kuptuar se krimi transnacional dhe krimi në internet janë shumë më të dobishme dhe fitimprurëse se, sa format tjera të cilat kanë më tepër risk për të bërë para,” tha ai.
“Ekspertët kanë paralajmëruar se kostoja e cyber-krimit është më e madhe se shpenzimet e kombinuara të kokainës, të marijuanës dhe trafikimit të heroinës. Në Evropë, kostoja e cyber-krimit ka arritur me sa duket 750 miliardë euro 979.000.000.000 $) në vit, “tha ai.
Khoo ka cituar shembujt e mashtrimit të paligjshëm të lojërave të kumarit, mashtrimet bankare dhe vjedhjet e kredit kartave si shembuj të shpeshtë të mashtrimeve.
Ai tha se bankat amerikane vitin e kaluar humbën $ 900 milionë (690 milionë euro) prej hajdutëve konvencional, por 12 miliardë dollarë (9.2 miliardë euro) prej kriminelëve të internet.
Ai gjithashtu paralajmëroi për rreziqet ndaj sigurisë globale të sulmeve kibernetike, duke thënë se Interpoli vetë kishte qenë i goditur nga kolektivi i hakerëve Anonymous.
Ai tha se në Izrael “janë raportuar mbi 1000 cyber sulme të ndërmarra çdo minutë në mbarë vendin .”
Izraeli ka qenë duke kaluar nëpër një luftë të nivelit të ulët në internet që nga janari, me sulmuesit që supozohet të jenë arabë që kanë vënë në shënjestër shumë faqe, duke përfshirë edhe ato të bursave/këmbimit të aksioneve në Tel Aviv , ato ajrore kombëtare dhe brigadave të zjarrfikësvee.
Hakerët gjithashtu kanë postuar kartat e kreditit dhe detajet personale të dhjetëra mijëra izraelitëve.
Hakerat izraelitë kanë nisur disa kundër sulme, edhe pse qeveria e tyre u ka kërkuar atyre të tregojnë vetëpërmbajtje.
Izraeli për herë të parë po pret bisedime me Interpolin Evropian me 8-10 Maj .
Shefi i policisë Yohanan Danino tha se Izraeli u bashkua me organizatën në vitin 1949, një vit pas themelimit të shtetit hebraik, fillimisht si pjesë e rajonit të Azisë, ku ndodhet gjeografikisht.
Por në vitin 2006 ai u pranua në agjenci në regjionin e Evropës, duke reflektuar shqetësimet kryesore të saj për policinë ndërkombëtare.
“Shtatëdhjetë për qind e aktivitetit tonë të policisë është i lidhur në vendet evropiane … vendet me të cilat ne kemi lidhje të ndryshme në shumë fusha”, tha ai.
Izraeli ka lidhje diplomatike me vetëm Egjiptin dhe Jordaninë midis fqinjëve të saj arabë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit