Xhamia Hazreti Sulltan, e cila ndodhet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, tërheq vëmendjen e turistëve me arkitekturën ku janë përdorur ornamentet kazake
ASTANA (AA) – Xhamia Hazreti Sulltan, e cila ndodhet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, tërheq vëmendjen e turistëve me arkitekturën ku janë përdorur ornamentet kazake, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhamia, e cila është vënë në shërbim në vitin 2012 pas përfundimit të ndërtimit të saj bën pjesë në mesin e ndërtesave unike dhe të mrekullueshme të Astanas.
Xhamia ka një sipërfaqe prej 18 mijë metra katrorë në një sipërfaqe prej 11 hektarësh. Kjo xhami, e cila shërben për rreth 10 mijë persona është ndërtuar në formë të kupolës dhe në stilin tradicional të Pallatit Kazak.
Xhamia Hazreti Sulltan, e cila është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore pas xhamisë Turkmenbashi Ruhi në Turkmenistan, vizitohet nga turistë të shumtë nga Kina, Irani dhe shtete të ndryshme të Evropës.
Emri i xhamisë Hazreti Sultan është vendosur nga presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev. Lartësia e kupolës së saj është 51 metra, kurse lartësia e kullave të xhamisë është 77 metra.
Në xhaminë tre katëshe ku janë përdorur ornamentet tradicionale kazake, gjendet edhe një menzë, klasat për seminare dhe vendet për kryerjen e ibadetit për meshkuj dhe për gra.