3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Inter shkatrron Sassuolon

Më të lexuarat

Interi e ka copëtuar në shtatë pjesë Sassuolon në udhëtimin e ‘vështirë’ që rezultoi me fitore për Nerazzurët me rezultat 7-0.
Duket se fjalët e presidentit në largim, Massimo Moratti në stërvitjen para ndeshjes ndikuan shumë te ekipi zikaltër, që para presidentit (i cili ishte i pranishëm në stadiumin e Sassuolos) shfaqën lojë prej një gjiganti evropian.

Interi nga minuta e parë bëri presion, teksa Sassuolo nuk e kaloi fare gjysmën e fushës.

Pas një depërtimi në krah ishte Nagatomo ai që asistoi për Palacion, që realizoi për 1-0. Saphir Taider e dyfioshoi rezultatin pas 23 minutash lojë, teksa në minutën e 33-të ishte një autogol me kokë nga Pucino ai që e mbylli pjesën e parë për 3-0.

Në pjesën e dytë ishte shfaqje argjentinase. Në lojë u inkuadrua Diego Milito (pas shtatë muajsh mungese) dhe El Principe tregoi instinktin vrasës.

Ricky Alvarez shënoi për 4-0 (53’), para se po i njëjti lojtar të asistonte për Diego Militon (64’) dhe rezultatin 5-0. El Principe edhe asistoi, tani për Cambiasson, i cili shënoi një gol të bukur për 6-0.

El Principe e realizoi golin e dytë personal në këtë takim pas asistimit të Guarin që edhe bëri që rezultati përfundimtar të jetë 7-0.

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e parë me 10 pikë pas katër ndeshjeve, teksa pret edhe rezultatet e ndeshjeve Napoli – Milan dhe Roma – Lazio.

Vlen të përmendet se nuk mbahet mend për herë të fundit një fitore e tillë e Interit, e cila pa kurrfarë dyshimi se është dëshmi për formën e lartë të Nerazzurëve, të cilët mëkat që nuk janë në Ligën e Kampionëve, pasi që me këtë formë, nuk do të ishin problem as klubet si Bayern, Real Madrid apo Barcelona. /Telegrafi/Kohaislame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit