Inteligjenca turke ka zbuluar se terroristët e PKK-së, që raportuesja e PE-së për Turqinë, Kati Piri, bën çmos për t’i prezantuar si civilë dhe njerëz të thjeshtë, kanë realizuar shumë sulme të përgjakshme…
Orvatjet e dëshpëruara të raportuese së Parlamentit Evropian (PE) për Turqinë, Kati Piri, për të paraqitur si civilë dhe njerëz të thjeshtë anëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK, nuk kanë dhënë rezultat.
Inteligjenca turke hodhi poshtë me dokumente dhe prova të ndryshme të gjitha planet e eurodeputetes holandeze për të shfajësuar terroristët, që ajo i quan civilë.
Sipas raporteve të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Turqisë (MIT), terroristët në fjalë, që Kati Piri i quan civilë në përpjekje për të mashtruar opinionin publik, mbajnë emrat e koduar të PKK-së në Turqi dhe të PYD/YPG-së në Irak e Siri.
Raportet e inteligjencës turke kanë zbuluar madje se këta terroristë, që raportuesja e PE-së për Turqinë bën çmos për t’i prezantuar si civilë dhe njerëz të thjeshtë, kanë realizuar shumë sulme të përgjakshme dhe për këtë janë lavdëruar nga të ashtuquajturit liderë të PKK-së.