-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Inteligjenca artificiale, risia në Google

Më të lexuarat

Një motor të ri kërkimi, ja si do funksionojë

Gjigandi i teknologjisë Google ka lançuar një motor kërkimi të rinovuar të mundësuar nga inteligjenca artificiale, duke kërkuar të bëjë terren në garën kundër Bing të Microsoft.

Kompania amerikane e teknologjisë Google zbuloi të mërkurën, më 10 maj një rishikim të motorit të saj të kërkimit për të përfshirë përparimet në inteligjencën artificiale që kanë dominuar botën e teknologjisë që nga lanccimi i OpenAI i ChatGPT gjashtë muaj më parë, i mbështetur nga Microsoft.

“Me inteligjencën artificiale gjeneruese, ne po bëjmë hapin tjetër me një qasje të guximshme dhe të përgjegjshme,” tha CEO i Google Sundar Pichai në një prezantim të mërkurën.

Në konferencën e tij vjetore të zhvilluesve, Google tha se do t’u ofrojë miliona përdoruesve një përmirësim brenda kërkimit që do të përfshijë përmbledhje të krijuara nga AI për pyetje të ngjashme me ato të ofruara nga chatbot si ChatGPT.

Përmirësimi i kërkimit fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara përmes një sistemi të listës së pritjes. Google tha se më pas do të përpiqet të nxjerrë përmirësimin në muajt e ardhshëm.

Përveç rezultateve të zakonshme të kërkimit, Google do t’u ofrojë përdoruesve gjithashtu përgjigje koncize për pyetjet që do të gjenerohen nga inteligjenca artificiale.

Për shembull, nëse një përdorues është i interesuar se cila biçikletë është më e mira për të kapërcyer një udhëtim kodrinor për në punë që është tetë kilometra i gjatë, motori i kërkimit i Google do t’i tregojë atij se cilat lloje biçikletash janë të mira për të ngarë në rrugë kodrinore dhe t’u kushtojë vëmendje biçikletave me amortizatorë.

Përdoruesi do të jetë në gjendje t’i bëjë motorit të kërkimit një pyetje shtesë ose të ndjekë udhëzimet e sugjeruara për të vazhduar kërkimin. Pavarësisht se çfarë vendos të bëjë, pas kësaj ai do të nisë një lloj bisede me motorin e kërkimit.

Google tha se gjatë asaj bisede përdoruesi nuk do të duhet të përsërisë informacionin që ka dhënë tashmë.

“Përdoruesit duan të shohin informacione që lidhen me një markë të njohur si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ose me një media,” tha Cathy Edwards, nënkryetare e degës së Google që punon në motorin e saj të kërkimit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit