-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Intelegjenca Emocionale

Më të lexuarat

Intelegjenca emocionale është fuqia për të kontrolluar reagimet. Veprimi i shëndoshë në raste të caktuara. Kjo terminologji ka filluar të përdoret nga psikologët në njëzet vitet e fundit.

Intelegjenca emocionale nuk ndërlidhet me fuqitë intelektuale, por me kontrollën e reagimeve. Ai që ka intelegjencë emocionale mundet t’i kontrollojë reagimet e veta dhe di të sillet mirë me presionin. Ka mendim pozitiv për qenien e tij, di ti shpreh qartë ndjenjat e tija dhe ka mendim të pavarur.

Prej veçorive të intelegjencës emocionale është edhe fakti se kjo sjellje mund të mësohet, respektivisht të stërvitemi në te dhe se përmbajtja e kësaj intelegjence është kontrolli i reagimeve, kuptimi i ndjenjave negative, pa inat dhe pa mendjemadhësi, duke i kuptuar kriteret e sjelljes.

Komponenti kryesor i forcimit të intelegjencës emocionale është kontrolli i reagimeve, selektimi i reagimeve, themelimi i lidhjeve shoqërore të ballansuara, shtoja kësja edhe kuptimin e vetes dhe shtytësve.

Për të ngritur nivelin e intelegjencës emocionale duhet të stërvitemi në qetësi, të menaxhojmë mirë krizat, të kemi kontrollë mbi stresin, të përmbajmë mllefin, te menaxhojmë mirë veten dhe të sillemi me pozitivizëm ndaj kritikës.

Marrë nga dr. Rashid Es-Sehël

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit