2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Integrimi në BE sjell sfida dhe mundësi për fermerët e vegjël

Më të lexuarat

Vendet e rajonit janë duke harmonizuar ligjet e tyre me rregullat e BE-së për bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit, por disa që kanë ferma të vogla janë duke u përpjekur të përmbushin standardet.

Procesi i anëtarësimit në BE që i jep prodhuesit lokal të ushqimit në rajon një mundësi për të përfituar nga tregjet e hapura dhe lëvizja e lirë e mallrave, kërkon standarde të larta për sigurinë e ushqimit.

Por disa prodhues, sidomos ata që kanë ferma të vogla, e kanë të vështirë për të përmbushur kërkesat e reja.

Petjo Ivanov, nga fshati Razhevo në Bullgari, ka një fermë dhe prodhon djathë dhie, por tha se ai nuk mund ta shesë atë në dyqane.

“Ka një grup të caktuar dokumentesh që ne duhet të paraqesim nëse ne duam të ofrojmë produktet tona në dyqane. Ka kaq shumë punë administrative dhe dokumentacion për të mbledhur,” tha Ivanov për SETimes. “Gjërat nuk ndodhin lehtësisht në Bullgari, sidomos në sektorin e ushqimit.”

Stoil Gardaski, ra dakord se kërkesat janë të vështira për t’u përmbushur, por tha se ato janë të nevojshme, pasi janë një garanci që prodhimet që ata shesin përmbushin standardet shëndetësore dhe të sigurisë.

“Kërkesat janë shumë të rrepta — BE-ja dhe agjencitë lokale monitorojnë rreth 15 tregues që duhet të plotësojmë nivele të caktuara dhe ne duhet të jemi nën këto nivele për të qënë në gjendje të vërtetojmë se produktet tona janë produkte bio. … Është e vështirë, por … kërkesat duhet jenë të rrepta, në mënyrë që njerëzit mund të jenë të sigurt se ata janë duke konsumuar produkte të cilësisë së lartë,” tha Gardaski përSETimes.

Sipas Autoritetit Europian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), të financuar nga BE, konsumatorët evropianë janë ndër “më të mbrojturit dhe më të informuarit në botë për sa i përket rreziqeve në zinxhirin e ushqimit.” Kjo kërkon që vendet në rajon të sigurojnë një nivel të lartë mbrojtje të konsumatorit dhe për të rikthyer besimin në ushqim, sidomos pas skandalit të ushqimit të kohëve të fundit në Rumani, që përfshinte qumësht dhe mish kali që u shpërnda në të gjithë Evropën.

Ekspertët thanë se përkundër kërkesave të rrepta, ka vend për fleksibilitet, dhe ata i kërkojnë qeverive lokale të përpiqen më shumë në gjetjen e mënyrave për të mbështetur prodhuesit e vegjël.

“[Kjo është] diçka që ne nuk kemi e kemi shfrytëzuar akoma, por e cila ofron një dritare mundësie për administratën bullgare të kërkojë disa përjashtime në mënyrë që ky lloj prodhimi mund të lulëzojë,” tha Magardich Hulian i Shoqatës për Traditat dhe Ndërmarrjet në Bujqësi, për SETimes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit