-Instituti turk “Yunus Emre” në Shqipëri promovohet në shkollat publike
Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, instituti turk “Yunus Emre” në kryeqytet ka ndërmarrë takime në të gjitha gjimnazet e Tiranës, më qëllim informimin e nxënësve rreth institutit “Yunus Emre”, kurseve të turqishtes dhe aktiviteteve kulturore-artistike.
Vlen të përmendet, se me mbështetjen e këtij instituti dhe ambasadës turke në Tiranë, këtë vit shkollor, turqishtja është futur për herë të parë në programin mësimor në Shqipëri, si p.sh: Mësimi i gjuhës turke në Gjimnazin me profil gjuhësor“Asim Vokshi”, etj…
Po ashtu, instituti “Yunus Emre”, në Shkodër ka filluar edhe ai aktivitetet e prezantimit në shkollat e Shkodrës, ku mund të veçohetprezantimi nëgjimnazin “28 Nëntori”, i cili pati një interes të dendur si dhe u dha informacion për aktivitetet e institutit turk dhe kurseve të turqishtes.
Ndërsa, në universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Shkencave Shoqërore, janë informuar për mësimet turke. Gjithashtu, instituti është promovuar dhe është futur në studentë nga “Mësimi i largët turk” në arsimin turk. Pas kësaj, studentët u informuan mbi lëndën e gjuhës turke si lëndë me zgjedhje. Krahas prezantimit të institutit “Yunus Emre”, u dha informacion mbi risinë më të fundit në mësimdhënien e turqishtes: “Mësimi i Gjuhës Turke në Distancë” dhe studentëve iu shpërndanë revistat dhe botimet periodike të qendrës kulturore turke “Yunus Emre”.
***
-Program kulturor “Udhëtim nëpër Shqipëri”
Nën moton të njohim trashëgiminë kulturore e historike të Shqipërise, fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Bashkinë Konispol dhe drejtorinë e shkollës “Bido Sejko” organizuan para pak ditëve programin kulturor “Udhëtim nëpër Shqipëri”, me pjesëmarrjen e një grupi nxënësish të përzgjedhur nga kurset e mësimdhënies së gjuhës turke.
Kjo veprimtari kulturore konsistonte në njohjen e nxënësve me vlerat e kulturës, traditës, e historisë shqiptare, duke u ofruar atyre një udhëtim mbresëlënës, një guidë të pasur kulturore, historike e turistike në qytetet e Vlorës dhe Gjirokastrës, si pjesë e një mozaiku të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare. Duke synuar në këtë mënyrë përçimin e vlerave të edukimit dhe ndjenjave të krenarisë për Shqipërinë, për të ndezur tek nxënësit dëshirënqë mund dhe duhet të punojmë për të.
Dreka u shijua në një restorant tradicional, i cili ndodhej buzë detit Jon, nga ku u sodit edhe bukuria që i fal ai këtij qyteti. Një ditë e bukur plot aktivitete dhe argëtim.
-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –