18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kryeministri Rama në një intervistë për një revistë italiane flet për BE-në dhe marrëdhëniet me Turqinë

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë  për revistën italiane “L’Esspreso”, ku ka treguar disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale. Duke u ndaluar te politika Rama thotë se: “Shqipëria është dhe mbetet vendi më proevropian i Evropës”.

Ndërsa, gazetari italian Di Roberto Di Caro, gjatë intervistës e ka pyetur Ramën, për marrëdhëniet e tij më Turqinë, dhe të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Por, kryeministri është shprehur se Shqipëria është një vend pro evropian, dhe se Turqia po pret që  Evropa të hapë dyert.

Konkretisht rreth pyetjes së gazetarit: “Erdogan, i cili tani ka Turqinë në dorë, ka investuar në islamizimin e Shqipërisë, shumë para për të ndërtuar xhaminë e re në qendër të Tiranës”, Rama u përgjigj:

Ne ishim vendi i vetëm që nazistëve nuk ua dorëzuam as një hebre, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet myslimane. Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist. Sa për Turqinë dhe Erdogan, çështja është më komplekse: ai ka kryer reformat  bashkë me detyrat e shtëpisë. Ai pret që Evropa  të hapë dyert. Grushti i shtetit ishte një shuplakë për të.

Kjo ka rrëzuar paradigmën, nga Turqia si pararojë e Evropës në botën myslimane, edhe pse besoj se ishte ëndrra e tij, për të ndërtuar një urë lidhëse mes botës myslimane në kufijtë e Evropës. Poshtërimi është shumë i keq, në këtë pjesë të botës!”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit