1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Instituti Sizmik i Kosovës jep detaje rreth tërmetit të mbrëmshëm, epiqendra ishte në Viti

Më të lexuarat

Kosova mbrëmë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.4 shkallë Rihter.

Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte në qytetin e Vitisë.


“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01/08/2021 në ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth.”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit