0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Inspirohu me pranverën

Më të lexuarat

Falënderimet, madhërimet, adhurimet janë vetëm për Allahun e Madhëruar, Krijuesin dhe Sunduesin e gjithë botrave. Paqa, bekimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi zotriun tone Muhammedin s.a.v.s. mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Gjykimit.

Iben Mesud, r.a. transmeton se Muhammedi s.a.v.s. ka thenë: “O Allah, O Zoti im, Ti i cili më krijove kaq të bukur, zbukuroi sjelljet e mia”. Allahu xh.sh. e ka krijuar njeriun në harmoninë më të bukur. Pamja dhe harmonia, paraqesin bukurinë, e cila quhet njeri, e të cilën e kemi fituar pa mund, pa angazhim, me fjalë tjera, kjo është dhuratë nga Allahu xh.sh., Sundues i gjithë botrave.
Njeriu, nuk është njeri me trup, me pamje… ai është njeri në bazë të sjelljeve, të edukimit dhe të shpirtit.
Hasan el Basriu, me thënien e tij, fuqishëm na përkujton: “O njeri, mbaje në mend: Krejt çka ka vlerë tek ti është shpirti. Kur ai del prej trupit, të gjithë njerëzit ikin prej teje. Trupi pa shpirt është i pavlefshëm dhe për rrethin materie e dëmshme. Njeriu pa edukate është i dëmshëm për shoqërinë, prandaj edhe njerëzit nuk dëshirojnë që të shoqërohen me te.
Pranvera është mundësi në të cilën mund të shohim dallimin ose kontrastin në mes të peizazhit të ashpër e të thyer, të butë e të dekoruar të të gjithë njerëzve të dëshirueshëm. Ashtu që përkrah atyre peizazheve të zbukuruara, të cilat të gjithë do t’i dëshironim, njeriu duhet të stolisë veten me një edukim të mirë, në mënyrë që tek të tjerët të jetë i dashur i pëlqyer dhe në shoqëri i dëshiruar.
Abdullah Iben Mes’ud r.a. transmeton se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoi për njerëzit të cilët jenë larg, larg prej zjarrit të xhehenemit? Ata janë, secili prej jush që është i njerëzishëm, i mëshirshëm dhe i lehtë për bashkëpunim”.
Të jesh i njerëzishëm do të thotë të mos ngritësh ndaj të tjerëve. Muhmamedi s.a.v.s. ka thënë: “Allahu xh.sh. ka shpallur, me të vërtetë ju duhet të jeni të sjellshëm, të përulur dhe zemërbutë, e jo ndaj të tjerëve të jeni kryelartë e mendjemëdhenj dhe të tjerët t’i trajtoni më poshtë se vetveten dhe të ushtroni dhunë ndaj të tjerëve.”
Njëra prej shumë sëmundjeve që po e shkatërron shoqërinë tonë është kryelartësia, mendjemadhësia. Ajo është shpërndarë në tërë shoqërinë, e veçanërisht i ka përshirë disa shtresa të caktuara të saj, e në masë të madhe shtresën e cila quhet qeveri. Ne do të ishim të lumtur sikur të bëheshin ndryshime, por neve nuk do të na sillnin lumturi ato ndryshime, nëse prapë në qeveri vijnë qeveritar mendjemëdhenj, kryelartë. Por, ndryshimet të bëhen në njerëz, si e vetmja e vërtetë dhe realitet. Dhe kjo që është transmetuar nga Muhammedi s.a.v.s. do të na frymëzon në ndryshime.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Secili prej jush i cili dëshiron të jetë udhëheqës i njerëzve, le t’i përgatis vetit një vend në zjarr”.

Ekzistojnë në tokë rajone të shkreta, shkretëtira të pa pëlleshme. Ne, ndoshta mund të mendojmë se ato zona nuk mund t’i kultivojmë. Por, ne sigurisht që kemi forcë, vetëm se është në pyetje a kemi dëshirë dhe vullnet që ta edukojmë vetveten.
Muhammedi s.a.v.s. shpesh herë është lutur: “O Allah, O Zoti im, Ti që më krijove kaq të bukur, zbukuroje edhe ahmakun, moralin tim”.

Të jesh dashamirës, do të thotë të dëshirosh, të kërkosh të ndihmosh vëllezërit dhe motrat tuaja që janë duke vuajtur dhe që janë në nevojë, të jesh i mëshirshëm ndaj njerëzve me të cilët ndanë hapësirën që jetojnë dhe të cilët kanë nevojë për ndihmën tënde.
Mëshira është tipar i njerëzve që janë si një mur i fortë i ndërtuar me tulla të forta, dhembshuria është një karakteristikë e njerëzve të cilët formojnë një shoqëri të lumtur. Realiteti ynë është se gjithnjë e më pak ekziston pikërisht mëshirë dhe dhembshuri, dhe gjithnjë e më tepër është duke u rritur dukuria e mbylljes në vetvete, egoizmëm, dhe shumë pak ka gatishmëri për t’u ndihmuar në mes veti. Ne si shoqëri kemi arritur gjer në atë shkallë ku një lagje, fshat apo qytet i tërë nuk është në gjendje të përkujdeset për një skamnor, varfanjak, jetim etj. Po ashtu ne kemi arritur gjer në atë shkallë ku nuk jemi të gatshëm që për hir të Allahut xh.sh. ta ndihmojmë fqinjin i cili jeton afër nesh.
Lidhur me këtë më së miri mund të na inkurajonte në ndryshime të qëndrimeve dhe veprimeve një hadith i Muhammedit s.a.v.s. i cili thotë: “Kush e ushqen dhe ia shuan etjen një muslimani do të jetë larg xhehenemit shtat hendekë, dhe midis secilit prej këtyre hendekëve, distanca është 500 vite”.

Prapë Pejgamberi s.a.v.s thotë: “Ai i cili e ushqen të uriturin Allahu xh.sh, e merr përgjegjësinë për ta ndihmuar këtë njeri.”

Abdullah Iben Amr thotë: “Një njeri iu afrua Pejgamberit s.a.v.s. dhe e pyeti: “Cili është Islami më i mirë”? Muhammedi s.a.v.s. iu përgjigj: “Islami më mirë është tek ai i cili e ushqen të uriturin dhe tek ai i cili i jep Selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh”.

Vëllezër xhemat! Jemi në stinën e Pranverës, por kur shikoni përreth vetes, para dhe prapa, ju mund të shihni fusha ku, pavarësisht se është pranverë , nuk ka gjallëruar asgjë. Këto janë fusha të shkreta dhe të pa pëlleshme. Ne nuk kemi fuqi për t’i ndryshuar ato zona. Ndërkaq, ne kemi forcë dhe fuqi, por pyetja është nëse kemi vullnet, që t’i ndryshojmë vetet tona. Ta mbjellim në vetvete, dhe aty të qëndrojë përgjithmonë, ndjenja e falënderimit për atë që Allahu na ka furnizuar, ti ndihmojmë ata të cilëve furnizimi në këtë botë iu mungon. Njerëzit mbështeten në njëri-tjetrin. Njeriu nuk mund të jetoi i vetmuar. Ne në shkollë kemi mësuar dhe mësojmë se njeriu është krijesë shoqërore dhe që shoqëria të jetë e lumtur duhet të jemi të gatshëm në bashkëpunim, sepse nuk mund të jetosh vetëm, e për të qenë të gatshëm për bashkëpunim, është e nevojshme t’i dëgjojmë këshillat e Muhammedit s.a.v.s.

Ebu Hurejre r.a.tregon: Erdhi një njeri te Muhammedi s.a.v.s dhe i tha: “O i dërguari i Allahut, më jep këshilla se si mund të jetoj”. Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: “Mos u zemëro” , ai prapë i tha Pjegamberit s.a.v.s. më këshillo” , dhe Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Mos u zemëro”, dhe sa herë që e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për këshilla, Pejgamberi s.a.v.s. çdo herë i është përgjigjur: “Mos u zemëro”. Më pas e ka mësuar: “Nuk është forca në fuqinë fizike për ta rrëzuar armikun në kokërr të shpinës. I fort është ai i cili e sundon hidhërimin në vetvete” në vazhdim ia përshkroi ilaçin duke thënë: “Zemërimi është nga shejtani, shejtani është nga zjarri, zjarri shuhet me ujë, prandaj kur të zemërohesh merr abdes.”
Si kurrë më parë ne kemi nevojë për këtë bashkëpunim. Në të gjitha fushat e jetës, veçanërisht në atë në të cilën veçohet ardhmëria e jonë që quhet jeta partiake dhe politike në këtë tokë.

Muhammedi s.a.v.s. është lutur: ”O Zot, ashtu sikur më ke krijuar të bukur, zbukuroje edhe sjelljen time”, do të thotë më jep fuqi që të luftoj kundër dukurive negative në vetveten time, kurse në vend të tyre të kultivojë vlera pozitive, ato që janë të mira, ato që janë të bukura dhe ato më të cilat Ti do të jesh i kënaqur.
Bëhu i butë, i dashur për njerëzit dhe për shoqërinë. Për këtë do të kesh shpërblim. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Për sjellje të mirë, për edukatë të mirë, do të keni shpërblimi te Allahu xh.sh. dhe ai shpërblim do të jetë i njëjtë me agjëruesin dhe me atë që rri zgjuar duke falur namaz gjatë gjithë natës.
O Allahu ynë i dashur, Sunduesi i gjithësisë, ndihmona që këtë fenomen që quhet njeri ta edukojmë, ta mësojmë në përputhshmëri me urdhëratë dhe kërkesat e Madhërisë Tënde, ashtu që ky të jetë krijesa Jote më e bukur. Amin.

Izet ef.Çamxhiq, prof. në xhaminë e qytetit Zavidoviqi.
Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit