2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

INICITIVA/ Shamia në shkollë: deputetja kosovare “pa shami” që kërkon t’i japë fund debatit

Më të lexuarat

Një anëtar i Asamblesë së Kosovës, si dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, thanë se ishin të vendosur për të lejuar vajzat me shami që të arsimoheshin pa asnjë pengim apo ndalesë.

Balje deklaroi për Info se ata e ri-aktualizuan këtë temë në komision dhe se do të kenë një takim me ministrin e Arsimit në mënyrë që të ndryshojnë udhëzimin administrativ për çështjen e vajzave që duan të ndjekin shkollën me shami, njofton Klan Kosova.

“Si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe nga pozicioni im, së bashku me 10 deputetë, ne hapëm këtë temë dhe filluam një iniciativë për të lejuar vajzat të shkojnë në shkollë me shami. Drejtorët e disa shkollave në nivelin lokal i lejojnë vajzat me shami në shkoll, ndërsa të tjerët jo”.

“Çdo vajzë ka të drejtën e arsimimit. Ne jemi shumë të vendosur, si opozita, ashtu edhe qeveria janë të të njëjtit mendim, dhe besoj se do ta arrijmë një rezultat. Ne do të kërkojmë që të ndryshohet udhëzimi administrativ, dhe do të kemi një takim me ministrin e Arsimit”, tha Balje.

Ajo më tej vuri në dukje se Kushtetuta vërtet ndalon përdorimin e uniformave fetare në institucionet shkollore, porse shamia nuk është një uniformë.

“Udhëzimi administrativ thotë se uniformat fetare janë të ndaluara, por shamia nuk është uniformë. Vajzat vendosin vetë ose me prindërit e tyre, por kryesisht zgjedhin vetë të mbulohen. Por shamia nuk duhet të trajtohet si uniformë”.

“Opinionet janë të ndryshme, por Kushtetuta, si akti më i lartë shtetëror, i garanton të gjithëve të njëjtat të drejta, kështu që si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, unë kërkoj që e drejta për arsim të respektohet për çdo vajzë,” beson Balje.

Ajo më tej theksoi se të gjithë deputetët që janë anëtarë të këtij komisioni, si nga pozicioni ashtu edhe nga opozita, janë pro lejimit të arsimit për vajzat e mbuluara.

Kujtojmë se në Kosovës prej vitesh vijon debati mbi çështjen e shamisë, pasi herë pas here pengohen vajza me to që të hyjnë në shkollë, me pretendimin se kjo e fundit është laike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit