1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Infulenca e FETÖ-s në Ballkan

Më të lexuarat

Influenca e organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) në vendet e Ballkanit vazhdon në shumë fusha, si në arsim, turizëm, media, botime, etj.

Arsimi është në krye të fushave ku operon organizata FETÖ. Kjo organizatë ka 40 shkolla në të gjithë rajonin ndër të cilat 15 në Bosnjë dhe Hercegovinë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, 5 në Kosovë dhe 1 në Serbi.

Padyshim që Shqipëria është një nga vendet ku kjo organizatë e cila tentoi të organizojë një grusht shteti në Turqi është më aktive.

Organizata e nisi aktivitetin e saj në Shqipëri në vitin 1993 me hapjen e Fondacionit Gülistan i cili njihet me afërsinë e tij me ideologjinë e Gylenit. Organizata vazhdon me administrimin e kolegjeve si “Mehmet Akif” në Tiranë, “Hasan Riza Pasha” në Shkodër, “Turgut Özal” në Durrës dhe “Memorial International School Tirana” (MIST) në Tiranë. Me shërbimin ndaj fëmijëve të shtresës së pasur dhe politikanëve të vendit organizata ka mundur ti fusë ata nën influencën e saj.

– Arsimin fetar e kthyen në një mjet fitimi

Organizata me dy universitetet që ka nën administrim në Shqipëri, si Universitetin EPOKA dhe BEDËR ka shtrirë ndikimin e saj edhe në fushën e arsimit të lartë. Këto universitete janë nga burimet kryesore të kësaj organizate, ku krahas studentëve vendas dhe të huaj në to studiojnë edhe studentë nga Turqia.

Përmes Fondacionit “Sema” organizata ka shtrirë influencën e saj edhe më shumë në arsim. Duke i marrë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë (KMSH) ka nën administrim disa medrese në vend si ajo e Kavajës, Korçës, Beratit, Elbasanit dhe e Tiranës. Duke i kthyer këto shkolla që dikur ishin falas me pagesë organizata hapi një tjetër derë fitimi.

Studentët të cilët u arsimuan në Turqi organizata filloi ti vendosë në KMSH, duke shtrirë kështu ndikimin e saj edhe në këtë institucion, që më vonë do të kthehet në një kontroll të padiskutueshëm deri aty sa që të bëjë të mundur të zgjedhë në krye të këtij institucioni një person që nuk është teolog.

– Arsimi parashkollor nga më të shtrenjtit në vend

Organizata FETÖ me synimet e saj të njëjta si ato të Turqisë ka hapur edhe një qendër kursesh në Tiranë me emrin “Meridian”, ku krahas gjuhëve të huaja në këtë kuadër ka edhe një kopsht i cili është një nga më të shtrenjtët në të gjithë vendin.

Në fushën e OJQ-ve organizata ka hapur edhe një shoqatë me emrin “Horizontet e Reja” e cila është aktive në shumë fusha si, gjetja e punës për anëtarët e saj, martesa e tyre mes anëtarëve të kësaj organizate dhe tubimet me qëllim anëtarësime të reja në këtë organizatë. Shoqata gjithashtu është përgjegjëse për mbledhjen e pagesave si ndihmë (himmet), para kurbanesh etj, nga anëtarët që ajo i ka punësuar ose janë ideologjikisht të lidhur me të. Pas vendosjes së anëtarëve në vende të ndryshme pune shoqata ju merr atyre pagesa në forma të ndryshme të cilat janë një tjetër derë fitim për këtë organizatë.

Fusha e turizmit është një tjetër fushë ku kjo organizatë nxjerr fitime të majme. Në Shqipëri kjo organizatë më parë operacionet për qëllime turistike apo vizitash i kryente nga një agjenci me emrin “Venus”, por rreth dy vite më pare kjo firmë u mbyll dhe më pas organizata filloi të punojë në këtë fushë me njerëz të ndryshëm të besuar.

Organizata në Shqipëri është shumë aktive edhe në fushën e tregtisë dhe biznesit ku me anë të Dhomës Shqiptare të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD), ajo merr fitime nga shumë kompani të cilat vijnë për të punuar në Shqipëri.

Një tjetër fushë veprimi e organizatës FETÖ në Shqipëri është edhe ajo e medias. Me anë të elementëve të tyre të cilët kanë arritur të depërtojnë në shumë media, ajo mundohet të ketë një kontroll të gjerë mbi këto institucione. Organizata e cila ka nën ndikimin e saj edhe analistë të medias, duke i punësuar në universitetet e saj, momentalisht mund të themi që ka nën kontroll disa media në vend. “Gazeta Start”, një ndër gazetat e para online dhe më të mëdhatë në vend të këtij lloji ishte një nga mediat kryesore të kësaj organizate në Shqipëri. Pas ngjarjeve të 15 – 25 dhjetorit kjo gazetë filloi të bënte propagandë kundër shtetit turk. Organizata e cila mbylli këtë gazetë për një arsye që ende nuk dihet, pas mbylljes së saj ndikimin e saj mediatik e bën përmes elementëve të infiltruar në gazetat e tjera në vend.

Nga ana tjetër gazeta “Drita Islame” e cila është në varësi të KMSH-së, herë pas here krahas shkrimeve fetare nuk nguron të bëjë reklamën dhe propagandën e kësaj organizate.

Ashtu sikurse në Bosnjë dhe Hercegovinë, organizata në Shqipëri, përmes shtëpisë botuese “Prizmi” boton libra të përkthyer në gjuhën vendase. Në këtë mënyrë shtëpia botuese “Prizmi” ka marrë përsipër peshën e botimeve të kësaj organizate.

Organizata FETÖ e cila e ka treguar veten në shumë fusha në Shqipëri, ka edhe një faqe të titulluar “fgulen.com/al” e cila ka shkrime të Fethullah Gülen-it në gjuhën shqipe. Në këtë faqe publikohen edhe ligjëratat e tij javore.

– Shkollat, kurset dhe bizneset në Maqedoni

Organizata FETÖ ashtu si dhe në vendet e tjera të Ballkanit është aktive edhe në Republikën e Maqedonisë. Në këtë vend ajo është aktive në shumë fusha, si arsim, transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm, në qytete të ndryshme të këtij vendi.

Shkollat me qendër në Shkup “Yahya Kemal” vazhdojnë aktivitetin e tyre me shkollat fillore dhe ato të mesme krahas Shkupit edhe në qytete të tjera si Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë.

Ndërsa në sektorin e medias kjo organizatë vazhdon aktivitetin e saj në Maqedoni përmes “Makedonya Zaman” e cila botohet një herë në javë.

Institucione të tjera që kanë lidhje me këtë organizatë në Maqedoni janë ato si, zinxhiri i marketeve EVAR, kurset Sedef, Agjencia turistike Bashak, firmat e transportit Rainbow.

Organizata ka aktivitete gjithashtu edhe në Unionin e Biznesmenëve të Maqedonisë (MIBA) që është aktive për biznesmenët dhe tregtarët.

Ndërsa në fushën e OJQ-ve, organizata operon në Maqedoni përmes Fondacionit “Tolerans” dhe “Shafak” si dhe shoqata “Horizontet”. Me anë të tyre organizata FETÖ administron konviktet dhe shtëpitë studentore si në Shkup ashtu edhe në qytete të tjera.

Organizata FETÖ ka në Maqedoni ka edhe një qendër analitike e titulluar “analyticmk.org/en/”. Kjo qendër njihet si foleja e prodhimeve të strategjive dhe mendimeve.

Nga ana tjetër organizata me fillimin e mbledhjes së zekatit dhe sadakasë në Maqedoni, u bë objekt diskutimesh dhe konfliktesh pasi në këtë vend sadakanë dhe zekatin e mblidhte vetëm Komuniteti Musliman.

– FETÖ ka shkolla edhe në Kosovë

Organizata operon në Kosovë përmes Fondacionit Gülistan dhe Atmosfer. Nën emrin “Mehmet Akif” organizata FETÖ operon në Prizren, Gjakovë, Lipljan dhe Prishtinë. Ajo operon në këto vende me kopshte, shkolla fillore dhe shkolla të mesme. Në disa nga shkollat e hapura në vitet 2000 thuhet se ka edhe konvikte djemsh dhe vajzash.

Nga ana tjetër përmes Fondacionit Atmosfer, organizata krahas shkollës së mesme Hasan Nahi organizon dhe kurse të shumta si dhe ka konvikte për studentët.

– Organizata me një shkollë në Serbi

Organizata FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Serbi. Krahas shkollës fillore Beyza e cila ndodhet në Beograd, organizata në këtë vend e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Novi Sad me qendrën kulturore e cila shërben edhe si konvikt. Ndërkohë në Novi Pazar organizata FETÖ operon përmes shoqatave “Most dhe Horizont”.

– Në Bosnjë dhe Hercegovinë 15 shkolla

Megjithëse lidhjet e tyre me FETÖ-n i mohojnë, Institucionet Arsimore të Sema-së në Bosnjë Hercegovinë të cilat kanë filluar aktivitetin e tyre në 1998-ën vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë vendin. Institucioni i cili njihet me lidhjet e tij me FETÖ-n a-ka 4 kopshte, 5 shkolla fillore, 5 shkolla të mesme dhe një universitet. Organizata krahas Sarajevës është aktive edhe në qytete të tjera si Bilhaç, Mostar, Zenica dhe Tuzla.

Universiteti Ndëkrombëtar Burch nën administrimin e Fondacionit Sema luan një rol të rëndësishëm për këtë organizatë, ku krahas burimeve të të ardhurave përmes studentëve të diplomuar këtu rrit influencën në këtë vend.

Organizata e cila prej kohësh operon në fushën e turizmit në këtë fend njihet me agjencinë Fidan Tour. Momentalisht kjo organizatë vazhdon të operojë me anë të kësaj firme duke sjellë turistë të shumtë nga Turqia në drejtim të Bosnjë Hercegovinës.

Ndërsa në sektorin e medias organizata operon me anë të Novo Vrijeme (Yeni zaman) e cila krahas botimit javor kohët e fundit ka filluar publikimin edhe në versionin online.

Organizata FETÖ në Bosnjë dhe Hercegovinë operon edhe në fushën e botimeve. Me anë të shtëpisë botuese Hikmet ajo përkthen librat e Fetullah Gylen-it si dhe libra të tjerë të nevojshëm për ta në gjuhën boshnjake.

FETÖ e cila operon prej 20 vitesh në këtë vend ka arritur të infiltrojë elementë në institucione shtetërore të vendit, OJF të ndryshme dhe në Bashkësinë Islame, duke u njohur si me influencë në to.

– Në Malin e Zi organizata e dobët

Një nga vendet që organizata “nuk i ka dhënë rëndësi” është Mali i Zi. Ajo vazhdon aktivitetin e saj në këtë vend me një kurs në kryeqytetin e vendit Podgoricë dhe një konvikt të vogël në Rozaje ku shumica e banorëve janë me origjinë boshnjake. Ndërkohë nuk janë konstatuar aktivitete të kësaj organizate në Serbi dhe Kroaci.

Kjo organizatë ka tentuar të penetrojë edhe në Komunitetin Musliman në këtë vend, por me ndërhyrjen e mençur dhe të shpejtë të këtij institucioni është evituar përhapja e tyre në të.

Organizata FETÖ e cila luan me ndjenjat njerëzore dhe fetare të njerëzve, në të gjitha vendet e Ballkanit ka përdorur të njëjtën metodë përhapjeje. Kjo organizatë ka përdorur më së miri afrimitetin e popullatës së shteteve të Ballkanit me popullin turk. Në këtë mënyrë ajo ka arritur këto në nivele.

Pas ngjarjeve të 17 – 25 dhjetor organizata ka ndërruar krejtësisht strategji veprimi, duke i kaluar investimet nga institucionet në drejtim të individëve të tyre të besuar.

Organizata njëkohësisht ka dërguar drejtuesit e saj në vende të tjera. Nga ana tjetër ata kanë zëvendësuar drejtuesit, ndërkohë që më parë këta drejtues ishin me shtetësi turke, tashmë ata janë njerëz të besueshëm të organizatës, studentë të mbështetur nga vetë ata, por pjesë e popullatave vendase ku veprojnë. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit