Ky informator sqarues shërben për informim sa më të mirë dhe të drejtë të shfrytëzuesve -konsumatorëve të shërbimeve postare, operatorëve të shërbimeve postare dhe opinionit të gjerëlidhur me shërbimet postare.
Çka nënkuptojmë me shërbime postare ?
Shërbime postare: konsiderohen të gjitha shërbimet e kryera nga ofruesit e shërbimeve postare sipas kushteve të përcaktuara me licencë, kundrejt pagesës – kompensimit të çmimit – tarifës së caktuar postare, sipas kërkesës së shfrytëzuesit- konsumatorit e që përfshinë aktivitetet; pranimin, përpunimin- sortimin, bartjen- transportin dhe dorëzimin- shpërndarjen e dërgesave postare deri tek i adresuara respektivisht pranuesi i dërgesës.
Çka nënkuptojmë me shërbime universale ?
Shërbim universal postar: nënkupton një minimum të shërbimeve postare (të cilat konsiderohen si shërbime bazë- esenciale) të garantuara nga shteti, të ofruara nga një Operator Publik Postar, e që nënkupton shërbimet: si grumbullimi (pranimin), përpunimi – sortimi, transporti dhe shpërndarja – dorëzimi idërgesave të thjeshta postare me peshë deri në dy (2) kg,o grumbullimi(pranimin), përpunimi – sortimi, transporti dhe shpërndarja – dorëzimi ipakove me peshë deri në njëzetë (20) kg,o shërbimet e veçanta për dërgesat e regjistruara ashtu si paraparë me Ligjin për ShërbimePostare dhe Direktivat e BE-së.
Çka nënkuptojmë me shërbim të rezervuar ?
Shërbime të rezervuara: nënkuptohen shërbimet e kryera ekskluzivisht nga ofruesit e shërbimit universal (Operatori Publik Postar), e që nënkuptojnë grumbullimin- pranimin, përpunimi -sortimin, transportin dhe shpërndarjen – dorëzimin e dërgesave të thjeshta në trafikun vendordhe ndërkufitar deri në një peshë të caktuar.
Në cilat raste shërbimi postar nuk konsiderohet shërbim i rezervuar ?
Shërbimi postar i rezervuara: nuk konsiderohet si shërbim nëse ai realizohet – kryhet me tarifë- çmimin më të lartë se trefishi i çmimit bazë për kategori të njëjtë të shërbimit.
Çka nënkuptojmë me shërbime të veçanta ?
Shërbimet e veçanta; janë shërbime me të cilat dërguesi përkatësisht shfrytëzuesi – konsumatorii shërbimit postar kërkon mënyrë të veçantë të dërgimit, bartjes dhe dorëzimit të dërgesës, përtë cilin shërbim paguan çmimin – taksën shtesë postare ashtu si paraparë me tarifat – çmimoren për shërbimet postare.
Çka nënkuptojmë me dërgesë postare ?
Dërgesë postare; konsiderohet çdo dërgesë e adresuar e formës përfundimtare, e mbyllur e cila përmban komunikatë shkrimi, apo gjësende tjera pa/me vlerë të deklaruar, e cila si e tillë duhet të bartet/transportohet dhe shpërndahet nga ofruesi i shërbimit postar.
Sipas rëndësisë dhe prioritetit të bartjes dërgesat postare mundë të ndahen në:
Dërgesa të thjeshta: dërgesa për të cilat nuk kërkohen shërbime të veçanta:
Sipas rëndësisë dhe prioritetit të bartjes dërgesat postare mundë të ndahen në:
Dërgesa të thjeshta: dërgesa për të cilat nuk kërkohen shërbime të veçanta:
Letra; Kartëpostalja (letërshkresa): Shtypshkrimi; Sekogrami; Pako e vogël; Aerogrami.
Dërgesa të regjistruara: dërgesa për të cilat kërkohen shërbime të veçanta:
Dërgesa e porositur (R); Dërgesa urgjente (U); Dërgesa me vlerë (V); Dërgesa me kundërpagesë (KD), Pako/Kolia; Urdhërpagesa postare ose telegrafike; Posta e shpejtë (EMS) etj.
Dërgesa të regjistruara: dërgesa për të cilat kërkohen shërbime të veçanta:
Dërgesa e porositur (R); Dërgesa urgjente (U); Dërgesa me vlerë (V); Dërgesa me kundërpagesë (KD), Pako/Kolia; Urdhërpagesa postare ose telegrafike; Posta e shpejtë (EMS) etj.
Kur dërgesa konsiderohet e thjeshtë ?
Dërgesa thjeshtë; është dërgesa postare e cila me rastin e pranimit në zyrën – pikën postare,dërguesi ose shfrytëzuesi – konsumatori nuk kërkon ndonjë shërbim të veçantë nga operatori postar dhe për të cilën nuk i lëshohet dëftesë mbi pranimin e saj, ndërsa me rastin e shpërndarjes – dorëzimit nga marrësi nuk kërkohet të vërtetohet pranimi i saj.
d
Kur dërgesa konsiderohet e regjistruar ?
Dërgesa e regjistruar; është dërgesë postare për të cilën shfrytëzuesi – konsumatori kërkon mënyrë të veçantë të bartjes dhe dorëzimit, ndërsa operatori postar, me rastin e pranimit dërguesit përkatësisht shfrytëzuesit – konsumatorit i lëshon dëftesën mbi pranimin e dërgesës,ndërsa nga marrësi kërkohet të vërtetoj pranimin e saj me nënshkrimin e tij.
Çka nënkuptojmë me letër dërgesë ?
Letër dërgesa: është dërgesë e thjeshtë postare e cila përmban komunikatë shkrimi ose gjësende tjera, ku më së shpeshti përdoret për komunikim të ndërsjellë, dhe pranohet me peshë deri dy(2) kg.
Çka konsiderohet letër gjyqësore dhe letra me procedurë administrative dhe kundërvajtëse?
Letra gjyqësore; dhe letra me procedurë administrative dhe kundërvajtëse, është dërgesë e ciladërgohet nga gjykata ose organet tjera gjyqësore për të cilat kërkohet që të bëhet konfirmimimbi dorëzimin e saj. Letra me përmbajtje gjyqësore mund të jetë e regjistruar dhe urgjente;
Çka konsiderohet kartëpostale ?
Kartëpostalja; është dërgesë e hapur e cila në anën e majtë është e dedikuar për shënimin të tekstit, ndërsa në anën e djathtë është dedikuar për adresën e marrësit. Është e përpunuar nga letra e fortë ose kartoni.
Çka konsiderohet Sekogram ?
Sekogrami; është dërgesa postare e cila është e dedikuar për persona të verbër dhe pranohet pa pagesë deri në peshën shtatë (7) kg, ndërsa për shërbimet e veçanta paguhet taksa sipas tarifës – çmimorës për shërbime postare.
Çka konsiderohet shtypshkrim ?
Shtypshkrimi; është dërgesë e hapur që përmban libra, gazeta ose revista të cilat mundë të publikohen në treg rregullisht ose kohë pas kohe. Pranohen deri në peshën dy (2) kg, ndërsa në rastet kur përmbajtja është e pandarë atëherë pranohen deri në pesë (5) kg. Shtypshkrimet të cilat i dërgon dërguesi pa adresa të marrësit, konsiderohen si shtypshkrime të pa adresuara.