2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Inflacioni në Eurozonë arrin në 3 për qind, niveli më i lartë brenda një dekade

Më të lexuarat

Inflacioni në Eurozonë ka arritur nivelin më të lartë brenda një dekade, duke rritur kështu edhe presionin ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të ngadalësuar ritmin e blerjeve të obligacioneve.

Në muajin gusht, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Eurozonë u rrit në 3 për qind nga 2.2 për qind që ishte në muajin korrik. Rritja tejkaloi pritshmëritë e shumicës së ekonomistëve.

Normat më të larta të inflacionit në nivelin 4.5 deri në 5 për qind u vunë re në Estoni, Lituani dhe Belgjikë. Vetëm katër vende të Eurozonës tani kanë inflacion nën nivelin 2 për qind, nga 16 vende në mars.

Rritjet e çmimeve u nxitën nga rimëkëmbja ekonomike pas ndikimit të pandemisë COIVID-19, si dhe nga kostot më të larta të energjisë dhe pengesat në zinxhirët e furnizimit.

Vitin e kaluar, çmimet e energjisë janë rritur me 15.4 për qind, çmimet e alkoolit dhe duhanit janë rritur me 2 për qind dhe çmimet e mallrave industriale janë rritur me 2.7 për qind. Inflacioni bazë, duke përjashtuar çmimet më të paqëndrueshme të energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit, u dyfishua në 1.6 për qind, niveli më i lartë që nga viti 2012.

Shumica e ekonomistëve presin që inflacioni të ulet përsëri vitin e ardhshëm, pasi të zbehet ndikimi i faktorëve të përkohshëm. BQE pritet të nisë një ngadalësim të blerjes së bonove nën programin e saj të blerjes në periudhën e pandemisë me vlerë prej 1.85 trilion euro. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit