-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Inflacioni, BE arrin në 5.2% në nëntor

Më të lexuarat

Norma e inflacionit është rritur pothuajse në të gjitha vendet anëtare në nëntor


Norma vjetore e inflacionit arriti në 5.2% në bllokun 27-anëtarësh në nëntor, nga 4.1% që ishte në tetor.

Një vit më parë, norma ishte minus 0.2% në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të zyrës statistikore Eurostat të bëra me dije të premten.

Nga ana e eurozonës, inflacioni vjetor u rrit nga 4.1% në 4.9% muaj pas muaji deri në nëntor. Ishte minus 0.3% në nëntor 2020.

Norma vjetore u rrit pothuajse në të gjitha vendet anëtare në nëntor.

Normat më të ulëta u rregjistruan në Maltë (2.4%), Portugali (2.6%) dhe Francë (3.4%).

Ndërsa “Normat më të larta vjetore u regjistruan në Lituani (9.3%), Estoni (8.6%) dhe Hungari (7.5%)”, tha zyra.

Kontribuuesi kryesor në inflacion ishte sektori i energjisë me 2,57 pikë përqindje, i ndjekur nga shërbimet (1,15 pikë përqindje), mallrat industriale joenergjetike (0,64 pikë përqindje) dhe ushqimi-alkool-duhani (0,49 pikë përqindje). /Tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit