1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Infantino: Evropianët të kërkojnë 3000 vjet falje para se të japin leksione

Më të lexuarat

Presidenti i FIFA-s tha se evropianët dhe bota perëndimore nuk mund të mbajnë leksione morale duke e ditur të kaluarën, ndërsa akuzoi se edhe sot kompanitë perëndimore përfitojnë miliarda duke shkelur të drejtat e njeriut.

Evropianët dhe bota perëndimore duhet të kërkojnë falje për të kaluarën e tyre përpara se t’i japë leksione Katarit për të drejtat e njeriut. Kështu deklaroi presidenti i qeverisë botërore të futbollit FIFA, duke iu referuar kritikave perëndimore ndaj Katarit, ku fillon nesër Kupa e Botës në futboll.

“Po dëgjojmë shumë leksione nga disa evropianë, nga bota perëndimore. Unë jam evropian. Mendoj se për atë që kemi bërë ne evropianët në 3000 vitet e fundit nëpër botë, ne duhet të kërkojmë falje në 3000 vitet e ardhshme, para se të japim leksione morale”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Numri një i FIFA-s tha se sot e kësaj dite kompanitë perëndimore përfitojnë miliarda nga Katari duke shkelur të drejtat e njeriut, për të maksimizuar fitimin.

“Sa prej këtyre kompanive të biznesit evropiane ose perëndimore, që kanë fituar miliona e miliona nga Katari ose vendet e tjera në rajon, miliarda çdo vit, sa prej tyre kanë adresuar të drejtat e punës së migrantëve me autoritetet? Unë e kam edhe përgjigjen: asnjë prej tyre! Sepse çdo ndryshim i legjislacionit do të thotë më pak fitim. Në vend 1 miliard, ndoshta fiton vetëm 900 milionë”, tha Infantino.

Që nga zyrtarizimi i vendimit të FIFA-s që edicioni i Botërorit për vitin 2022 të mbahet në Katar, ky vend ka qenë cak i një fushate të ashpër nga perëndimi, sipas autoriteteve të Katarit.

TRT Balkan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit