11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Industria e gjenocidit”, burimi i jetesës së lobeve armene

Më të lexuarat

GÜLSÜM İNCEKAYA

STAMBOLL (AA) – Drejtori i Qendrës për Hulumtime të Marrëdhënieve Turko-Armene në Universitetin e Sakaryas (SAÜ) në Turqi, Prof. Dr. Haluk Selvi, argumentoi se rreth 300 lobe armene dhe punonjësit e tyre sigurojnë jetesën nga “industria e gjenocidit”, duke shtuar se kjo është arsye që armenët nuk heqin dorë nga akuzat e tyre për gjenocid.

Në përvjetorin e 103-të të ngjarjeve armene të vitit 1915, Selvi zhvilloi një intervistë me Anadolu Agency (AA).

Pyetje: Çfarë është problemi armen, përse ne merremi me këtë problem që nga shekulli i kaluar?

Selvi: Sot, në universitetet në Evropë dhe Amerikë, hulumtuesit armenë përpiqen që opinioni publik botëror ta njohë të ashtuquajturin gjenocid armen, të cilin ata e pranojnë si të tillë. Këto aktivitete politike propagandistike, të cilat kryhen duke injoruar faktet dhe dokumentet historike, nuk kanë filluar sot. Kjo qasje ka krijuar një proces të gjatë në ngjarjet e vazhdueshme të shekullit të kaluar. Gjëja më interesante është se edhe opinioni publik evropian dhe amerikan sot ka ardhur në një situatë ku ka pranuar pretendimet armene me këto dirigjime dhe arsye politike.

Nga ana tjetër, diaspora armene dhe Armenia që janë në situatën e zhvilluesit të gënjshtrës së gjenocidit në bashkëpunim me forcat kundër Turqisë, vazhdojnë të bëjnë një propagandë me besimin e plotë se turqit janë fajtorë për gjenocidin. Armenët, përveçse nuk mjaftohen me dënimin e Turqisë për gjenocidin e rremë, në të njëjtën kohë në shumë vende kanë hapur rrugën për gjykimin edhe të atyre që nuk e besojnë gjenocidin. Armenët e diasporës ia kanë arritur ta shndërrojnë në krim kundër njerëzimit mohimin e gjenocidit dhe ta bëjnë atë një rregullore ligjore në legjislacionin e shumë vendeve, por ky gabim i madh është penguar nga gjykatat ndërkombëtare.

Pyetje: Cili është qëllimi kryesor i diasporës armene, e cila i bën propagandë vendeve perëndimore të pranojnë të ashtuquajturin gjenocid?

Selvi: Avedikyan, një prej krerëve të ASALA (Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë), deklaron: “Nëse nuk them gjenocid, nuk mund ta shikoj fytyrën time në pasqyrë”. Kjo qasje është një nga shembujt më të mrekullueshëm të përdorimit të vdekjeve si një material propagandistik dhe i bazuar në urrejtjen e ëndrrave historike. Ekziston një proces që mund ta definojmë si stabilizim të gjenocidit kolektiv imagjinar. Turqia sot ballafaqohet me një problem të tillë, ku propaganda e ndërtuar mbi vrasje, krime, persekutime dhe tortura të perceptohet dhe pranohet në formën e një ekzistence. Këto deklarata tregojnë se sa e rëndësishme është për diasporën një propagandë e bazuar në mitin e viktimizimit, vrasjeve dhe gjenocidit.

Për armenët e shpërndarë në të gjithë botën, “fryma e gjenocidit” është një komponent që i mban ata së bashku, i jetëson dhe ua kujton atyre identitetin e tyre kombëtar. Përveç kësaj, lobet dhe punonjësit armenë, numri i të cilëve është rreth 300, duke mbledhur ndihma sigurojnë jetesën e tyre nga “industria e gjenocidit”, fitojnë ndikim politik dhe vazhdojnë identitetin e tyre. Prandaj, nuk pritet që armenët të heqin dorë nga akuzat e tyre për gjenocid.

Pyetje: Mbi cilat ngjarje janë të bazuara pretendimet e gjenocidit armen?

Selvi: Pretendimet e gjenocidit armen bazohen në ngjarjet e ndodhura në krahinat e ndryshme të Perandorisë Osmane gjatë periudhës së Sulltan Abdulhamitit të Dytë, midis viteve 1894 dhe 1896, në ngjarjet e vitit 1909 në Adana dhe deportimin e vitit 1915. Historianët dhe mbështetësit armenë gjithmonë duke ndjekur të njëjtën metodë që nga viti 1894 e deri tani, zhvillojnë politikë për masakra të Shtetit Osman ndaj tyre dhe pretendojnë se me dëbimin në vitin 1915 kjo ka marrë cilësinë e gjenocidit. Këta historianë për periudhat e zhvillimit të ngjarjeve zgjedhin si burim ose shkrimet e zyrtarëve të krishterë që kanë qenë të pranishëm në këtë rajon në të kaluarën, ose të ashtuquajturit të mbijetuar nga këto masakra. Këta shkrimtarë nuk pranojnë burime, dokumente, shkresa, apo raporte të tjera zyrtare përveç këtyre.

“Perëndimi e ka bërë të pazgjidhshme problemin armen”

Pyetje: Sa efektive ishin nxitjet e shteteve perëndimore në kryengritjen armene?

Selvi: Shekulli 19 është periudha e shpërbërjes së shtetit osman. Që nga fundi i këtij shekulli, elementet e ndryshme që kërkonin të ishin të pavarur duke u ndarë nga shteti, me mbështetjen e Evropës dhe Rusisë zgjodhën terrorizmin si metodë për ta. Sikur të gjitha aktivitetet e grupeve terroriste, edhe lidhjet dhe nxitjet e jashtme në aktet terroriste armene të cilat nisën në shekullin 19 në Shtetin Osman, duke vazhduar deri procesin e rrënimit të shtetit, kanë qenë dirigjuese dhe formësuese. Në këtë dirigjim, shtetet e mëdha që kanë dashur të jenë ndikues në situatën e re që do të formohej në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz, kanë ofruar mbështetje me armë, financime dhe propagandë për organizatat armene. Nëse nuk do të ishin nxitjet the dirigjimet e grupeve të ndryshme në Britani, Rusi dhe në SHBA, problemi i sotëm armen nuk do të ishte i pazgjidhshëm.

Pyetje: Në këtë rast, sa qëndrojnë mbi baza shkencore pretendimet?

Selvi: Në fund të të gjitha aktiviteteve, ajo që kërkohet nga turqit është që të pranohet gjenocidi i cili sipas tyre është kryer dhe provuar me prova të sakta. Përkundër faktit se materialet e përdorura për formimin e historisë nuk janë shumë solide, këto qasje për të mashtruar njerëzit nuk kanë të bëjnë fare me shkencën dhe paanshmërinë. Prandaj, turqit akuzohen për diçka që nuk e kanë bërë kurrë dhe detyrohen të pranojnë diçka që nuk e kanë bërë. Turqit kërkojnë nga opinioni publik evropian dhe amerikan, të cilët shpeshherë shprehen se kanë opinion të paanshëm dhe të lirë dhe qasje shkencore, të bëjnë kualifikimet e përmendura dhe ta rishikojnë historinë si një shkencë.

“Të kërkohet falje, do të ishte të mohohet historia turke”

Pyetje: Çfarë mendoni në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 dhe për një njohje dhe kërkimfalje nga Turqia?

Selvi: Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 1915, nurmi i armenëve që jetonin në Anadoll ishte jo më shumë se rreth një milion e 100 mijë. Pra, edhe ideja e armenëve sot, që tregohet si e saktë se janë masakruar një milion e 500 armenë, rrëzohet nëpërmjet këtyre të dhënave. Përkundrazi, armenët në Anadoll dhe Kaukaz kanë eliminuar turq në të njëjtën shifër.

Kërkesat që Turqia të njohë dhe të kërkojë falje në lidhje me pretendimet armene të drejturara ndaj saj për një sërë ngjarjesh që janë përjetuar në vitin 1915 në Shtetin Osman nuk kanë asnjë kuptim tjetër përpos përpjekjeve për të vazhduar politikën e shtypjes dhe presionit mbi Turqinë. Të kërkohet falje për shkak të këtyre ngjarjeve do të thotë të injorosh, të mohosh gjithë historinë turke.

“Mes Turqisë dhe Armenisë ka tri probleme të rëndësishme”

Pyetje : Çfarë është qëllimi i politikave të vendeve evropiane që mbështesin Armeninë?

Selvi: Sot, mes Turqisë dhe Armenisë ka tri probleme të rëndësishme: Pretendimet për gjenocid, çështja e Karabakut dhe njohja e integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve të Turqisë. Është e pamundur të zgjidhen problemet mes Turqisë dhe Armenisë pa zgjidhjen e këtyre problemeve. Shtetet evropiane, dhe veçanërisht Franca dhe SHBA, për të qenë më dominues në Kaukaz, përdorin politikat e ndjekjes nga afër Armeninë dhe duke i qëndruar afër, ata pranojnë kërkesat e tyre rreth Turqisë.

Politika më e mirë që Turqia mund të zbatojë rreth Armenisë do të jetë shpëtimi i popullit armen nga ndikimi i diasporës dhe t’i afrohet atij. Nëse këto nuk realizohen, atëherë marrëdhëniet Turqi-Armeni do të vazhdojnë ashtu sikurse janë për 30 vite.

Nëse sot kërkohet të hyhet në një proces për zbutjen në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Armenisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ne vërejmë se e vetmja rrugë është ajo që palët të njohin kufijtë dhe sovranitetin territorial mes tyre, dhe jo përmes qëndrimeve si ajo e kërkimfaljes së njëanshme…Nuk ka asnjë arsye, as ligjore dhe as historike, që ta detyrojë Republikën e Turqisë dhe turqit t’i kërkojnë falje Armenisë.

Armenët kanë vuajtur në të kaluarën si mjete të shteteve të mëdha. Sot, mesa duket, nuk kanë marrë mësim nga historia dhe vazhdojnë aktivitetet e tyre kundër Turqisë si një mjet i këtyre shteteve. Ky veprim, ashtu si në të kaluarën, nuk do t’i sjellë ndonjë përfitim armenëve as për të tashmen, as për të ardhmen. E ardhmja e tyre e lumtur është që të kenë marrëdhënie miqësore me turqit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit