9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Turqia reagon ndaj SHBA-së në lidhje me “ngjarjet e vitit 1915”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Turqia ka kundërshtuar “shprehjet e gabuara dhe komentin subjektiv historik” në deklaratën me shkrim nga presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme e Turqisë ka theksuar se “kundërshtojmë shprehjet e gabuara dhe komentin subjektiv historik në deklaratën me shkrim më 24 prill 2018 nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915”.

Në deklaratën e ministrisë bëhet e ditur se Turqia pret nga qeveria amerikane të vlerësojë me një qasje të drejtë këtë periudhë, ku të gjithë kombet e Perandorisë Osmane përjetuan dhimbje të mëdha.

“I rikujtojmë presidentit Trump se në të njëjtën periudhë ishin edhe më shumë se 500 mijë muslimanë të cilët u masakruan për shkak të ngjarjeve ku kanë qenë të pranishëm kryengritësit armenë. Turqia vazhdon të propozojë zbardhjen e kësaj periudhe të dhimbshme të historisë me formimin e një komisioni të përbashkët historik dhe ajo ka hapur arkivat për hulumtuesit”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, në deklaratë bëhet e ditur se armenët e Perandorisë Osmane që kanë humbur jetën në Luftën e Parë Botërore edhe këtë vit më 24 prill janë përkujtuar me respektin që meritojnë me një ceremoni fetare të zhvilluar në Patriarkanën Armene të Stambollit, në përputhje me miqësinë 800 vjeçare turko-armene.

“Administratës amerikane i rekomandojmë që të marrin në konsideratë mesazhin e datës 24 prill nga presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan, i cili iu drejtua nipërve të armenëve osmanë me rastin e ceremonisë në fjalë dhe reflektoi qasjen e Turqisë për këtë çështje të ndjeshme. Ne besojmë se, duke pasur parasysh të gjithë këta faktorë, deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara mbetet brenda normave ligjore ndërkombëtare, ndërsa fakti që nuk ka shprehur pretendime të pabaza për gjenocid përbën një veprim me mençuri”, theksoi ministria.

Ndryshe, reagimi i Turqisë vjen pasi Trump në një deklaratë me shkrim në lidhje me 24 prillin, i cili nga armenët shënohet si përvjetori i ngjarjeve të vitit 1915, përdori shprehjen “Meds Yeghern”, e cila në gjuhën armene do të thotë “fatkeqësi e madhe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit