-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

“Indonezia dhe Turqia, dy shtete me potencial të madh bashkëpunimi”

Më të lexuarat

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo tha se në mes Turqisë dhe vendit të tij ka potencial të madha për bashkëpunim në fushat si tregti, energjetikë, industri e mbrojtjes, investime. Ai theksoi se kanë marrë vendim për forcimin e marrëdhënieve në luftën kundër terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti indonezian Widodo dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pas takimin në presidencën turke folën në një konferencë të përbashkët për media.

Duke thënë se ndihet i nderuar që viziton Turqinë me ftesën e presidentit Erdoğan, Widodo tha se “Indonezia dhe Turqia janë dy shtete me potencial të madh të bashkëpunimit”.

Widodo shtoi se gjatë takimit kanë nënvizuar fushat konkrete të bashkëpunimit. Sipas tij, këto janë fusha e investimeve, industria e mbrojtjes, fusha e energjetikës dhe lufta kundër terrorizmit.

Ai tha se kanë rënë dakord me presidentin Erdoğan për të krijuar një trend të zhvillimik tregtar i cili duhet të ketë lëvizje pozitive, si dhe për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Gjithanshëm Ekonomik Turqi-Indonezi.

“Një pikë tjetër për të cilën kemi rënë dakord është bashkëpunimi nëndetar si dhe ai në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot. Këtë sigurisht që do ta zhvillojnë zyrtarët e të dy palëve, shumë shpejtë. Në forcimin e marrëdhënieve në energjetikë, në rend të parë vijnë termocentralet dhe objektet tjera të ngjashme, për ta mbushur nevojën energjetike të ishujve në Indonezi”, tha Widodo.

Ai vuri në dukje se gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet ndërkombëtare si kriza në Katar.

“Shpresoj se me hapjen e kanaleve të komunikimit dhe nëpërmjet një dialogu konstruktiv do të tejkalohet kjo çështje. Palët e interesit duhet të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut”, tha Widodo.

Ndërkaq, lidhur me luftën kundër terrorizmit, Widodo tha se “Në aspektin e luftës kundër terrorizmit ne vendosëm që ta forcojmë bashkëpunimin me Turqinë, sidomos në aspektin e luftëtarëve të huaj. Ne duam që këtë ta bëjmë duke e forcuar bashkëpunimin në fushën e informimit të inteligjencës. Pranë kësaj ne do të mund të luftojmë kundër terrorizmit duke përdorur teknologjinë e informimit dhe duke vënë në plan të parë inteligjencën teknike”.

Presidenti indonezian Widodo po ashtu falënderoi Turqinë për mbështetjet e dhëna për Indonezinë në nominimin për anëtarësim në Këshillin i Sigurimit të OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit