4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Indonezi: Shtatë të vdekur pas erupsionit të një vullkani

Më të lexuarat

Në Indonezi ka shpërthyer vullkani Sinanbung, një prej vullkaneve më aktive në vend dhe autoritetet njoftuan edhe për viktima, njofton 21Media .

Një sasi e madhe e hirit dhe tymit ka mbuluar një pjesë të Indonezisë përreth malit Sinanbung, pas erupsionit të një vullkani, me autoritetet indoneziane që njoftuan për shtatë të vdekur.

Video-xhirimet dhe fotografitë e pamjeve apokaliptike kanë vërshuar rrjetet sociale.

Sinanbungu është një prej 127 vullkaneve më aktive në Indonezi. Të gjitha viktimat janë gjetur në fshatin Gamber dhe kanë vdekur gjatë kohës sa kanë qenë duke punuar tokat e tyre.

Mali me lartësi 2600 metra për shekuj me radhë ka qenë i heshtur, para se të aktivizohej në gusht të vitit 2010, kur vdiqën dy persona, ndërsa 30 mijë banorë u arratisën. Në shpërthimin e këtij vullkani në vitin 2014 patën humbur jetën 16 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit