2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Indonezi, rritet në 384 numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami

Më të lexuarat

Është rritur në 384 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e cunamit dhe tërmetit prej 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit, i cili dje goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit indonezian, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) Sutopo Purwo Nugroho ka njoftuar se numri i viktimave është rritur në 384 si pasojë e tërmetit i cili goditi provincën Sulawesi Qendror të ishullit.

Ai tha se kanë probleme në komunikim për shkak të ndërprerjes së linjave të energjisë elektrike dhe të internetit. Nugroho thekson se një ekip për kërkim shpëtim prej 1.400 personash vazhdon punimet në rajon.

Informacionet për të vdekur dhe të plagosur përfshijnë vetëm kryeqytetin e provincës, Palu. Po ashtu bëhet e ditur se në Palu qindra persona janë plagosur dhe se mijëra shtëpi kanë pësuar dëme dhe janë rrënuar.

Kujtojmë se një tërmet me fuqi prej 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit dje goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë. Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar 27 kilometra në verilindje të qytetit Donggala në provincën Sulawesi Qendrore dhe në thellësi prej 10 kilometrave. Pas tërmetit qytetet Donggala dhe Paulo u goditën nga valët e cunamit në lartësi prej 3 metrash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit