-1.4 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Indonezi, protesta para ambasadës ruse për shkak të Halepit

Më të lexuarat

Qindra qytetarë janë mbledhur sot përpara ambasadës ruse në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, për të protestuar kundër vrasjeve të civilëve në qytetin sirian Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Kolonën e qytetarëve para ambasadës së Rusisë e siguron një numër i madh i policëve. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: “Ndalni vrasjet në Halep”, dhe “Shpëtoni fëmijët e Halepit”.

Në protesta është shpalosur një transparent i madh me fotografitë e presidentit rus Vladimir Putin, presidentit iranian Hassan Rouhani dhe presidentit sirian me mbishkrimin: “Bashar al-Assad terrorist i vërtetë”.

Sipas mediave të atjeshme, protestuesit kanë kërkuar nga presidenti indonezian Joko Widodo që menjëherë t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe Iranin për shkak të pjesëmarrjes së vendeve të tyre në krimet ndaj civilëve në Halep./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit