2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Indonezi, peshkatarët shpëtuan 76 muslimanë të Arakanit

Më të lexuarat

XHAKARTË (AA) – Peshkatarët indonezianë kanë shpëtuar 76 muslimanë të Arakanit në rajonin Açeh të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeshefi i policisë Riza Yulianto konfirmoi se muslimanët e Arakanit janë shpëtuar nga varka e cila kishte probleme teknike. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Në fund të muajit në Tajlandë u dëmtua një varkë me 56 Rohingya, e cila shpëtimin nga dhuna e kërkonte ta gjejë në vendet fqinje. Me aprovim dhe ndihmë të autoriteteve tajlandeze varka u riparua dhe vazhduan rrugën. Megjithatë, muslimanët e Arakanit u ndalën në Malajzi dhe iu dorëzuan Departamentit për migrantë.

Muslimanët e Arakanit, Rohingya tashmë me vite janë grupi më i rrezikuar etnik në botë, ndërsa nga viti i kaluar përballen me valë të re të dhunës në rajonin Arakan të Mianmarit.

Me arsyetimin e luftës kundër grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar disa qindra fshatra muslimane prej të cilëve së paku 750.000 fshatarë janë të detyruar të largohen drejt Bangladeshit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit