-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Indianët e Amerikës – A ishin fisi Cheroke kryesisht myslimanë ?

Më të lexuarat

Ashish Yadav

Historia nuk është tjetër veçse si loja ’’Puzzle’’, me ç’rast bëjmë bashkimin e pjesëve për të formuar tërësinë! Faktet për fisin Cheroke fillimisht janë sjellë nga vet fisi.

Zonjusha Sheila Musaji ka gjithashtu një webfaqe dhe ka bërë kërkime në lidhje me çështjen nëse fisi Cheroke kanë qenë muslimanë. Dr. Robert Crane, ish-ambasador i SHBA-ve pranë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dikur këshilltar i kryetarit Nixon, dhe i cili është një pjesëtar i fisit Cheroke, më zgjoi kureshtjen edhe më tepër meqë kishte shkruar artikuj të ndryshëm në lidhje me këtë çështje. Dr. Crane u ’’kthye’’ prapë në Islam. Këtu po bëjë citimet nga ’’Gërmimi për Rrënjët e Kuqe’’ të Mahir Abdal-Razzaaq El, të postuar në webfaqet për Cherokee Online dhe të tjera. Faqja kryesore e Cherokee-ve gjithashtu ka disa referime për origjinën myslimane të tyre. Siç duket ka pasur një anije nga Mali që kishte ardhur në brigjet e SHBA-ve me ç’rast kishin sjellë Kuranin me vete dhe pastaj shumë prej tyre u konvertuan në muslimanë. Megjithëkëtë, me dominimin e kulturës krishtere qysh në fillim të shekullit të 19të, skllavët e zinj dhe shumica e popullsisë Cherokee duket të kenë humbur trashëgiminë e tyre muslimane. Sidoqoftë, shumë prej tyre do të kenë mbijetuar dhe janë ’’rikthyer’’ në Islam. Një dokument kinez i vitit 1178 i njohur si Dokumenti Sung, shënon udhëtimin e detarëve muslimanë për në tokën e njohur si Mu-Lan-Pi (Amerikë). Në vitin 1310 Abu Bekri (Ebu Beker), një mbret i perandorisë muslimane të asaj kohe, kishte kryer një seri udhëtimesh detare për në Botën e Re.

Shënimet e ngjarjeve sipas viteve:

1312 Mandingët, myslimanë të Afrikës, nga Mali dhe pjesë tjera të Afrikës Perëndimore kanë arritur në Gjirin e Meksikës.

1421: Admirali Zeng He bënë udhëtimin me anije për në Amerikë.

1) Ekzistojnë shumë dokumente, traktate, si dhe legjislacion e vendime që janë nxjerrë ndërmjet viteve 1600 dhe 1800, që tregojnë se muslimanët në fakt kanë qenë aty dhe ishin shumë aktiv në komunitetet e tyre. Traktatet siç është ’’Paqe dhe Miqësi’’ që ishte nënshkruar në Delaware River (Lumi Delaware) në vitin 1787 bart nënshkrimin e Abdel-Khak dhe Muhammad Ibn Abdullah.

2) Të gjitha këto dokumente tani gjenden në Arkivin Kombëtar si dhe në Librarinë e Kongresit.

3) Nëse keni qasje në shënimet e shtetit të Karolinës Jugore, lexoni Dokumentin e njohur si ’’Moors Sundry Act’’ të vitit 1790.

4) Gjuhët; disa prej tyre janë të ndikuara nga arabishtja, persishtja, hebraishtja. Pothuajse të gjitha fiset në vokabularin e tyre përfshijnë fjalën Allah.

5) Kodi tradicional i veshjes për gruan indiane përfshinte veshjet e quajtura Kimah dhe fustanet e gjatë.

6) Për meshkujt, Turbani me mëngë të gjata që binte deri në gjunjë ishte një gjë standarde. Nëse do të shikoni në ndonjë nga librat e vjetër mbi veshjen e popullsisë Cherokee deri në kohën e 1832, ju do t’i shihni meshkujt të veshur me turbane dhe gratë që mbajnë mbulesë të gjatë koke.

7) Prijës i fundit i popullsisë Cherokee e që ka qenë musliman, ishte Ramadhan Ibn Wati dhe ka jetuar në vitin 1866.

8) Popullsia e vjetër Cherokee e kanë identifikuar veten e tyre si Ani’Yun’-wiya, që do të thotë ’’Populli i Vërtetë, ose Kryesor’’. Shih ’’Trashëgimia Muslimane e Amerikës së Hershme’’ (http://www.cyberistan.org/islamic/ africanm.htm)- W. Africans, Moors and Amerindians.

9) Gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, popullsia Cherokee kryesisht janë vendosur në një sipërfaqe prej më shumë se dyzetmijë mile katrorë që përfshinte rajone të larta të Jugperëndimit, të Appalachian (Apa-la-che) … dhe Karolinës Jugore dhe në pjesë të shtetit të sotëm Tennessee.

Përktheu nga anglishtja Bekim Rrahimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit