-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

India, vendi më i populluar në botë

Më të lexuarat

Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se India me popullsinë e saj që ka arritur në 1.441 miliardë është “vendi ku jetojnë më shumë njerëz në botë”, transmeton Anadolu.

UNFPA publikoi Raportin e Statusit të Popullsisë Botërore 2024 me titullin: “Jetët e ndërthurura, fijet e shpresës: Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe përfundimi i pabarazive të lidhura me to”.

Në raportin e këtij viti tërhiqet vëmendja se pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues janë në rritje në mbarë botën.

Raporti thekson se gratë në Afrikë kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve nga shtatzënia dhe lindja sesa gratë në Evropë ose Amerikën e Veriut dhe se numri i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë është deri në 500 në vendet që përjetojnë krizë humanitare ose konflikt.

“Gratë me origjinë afrikane në kontinentin e Amerikës kanë më shumë gjasa të vdesin gjatë lindjes dhe se që nga viti 2016 nuk ka pasur ulje të vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë”, thuhet në raport.

Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë ndërsa popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, thekson raporti.

Më tej vihet në dukje se renditja e Indisë në vend të parë duke kaluar Kinën me 1.425 miliardë banorë, ka rol përmirësimi i situatës socio-ekonomike dhe ulja e vdekjeve të nënave.

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Kinës filloi të shënojë rënie pasi arriti në 1.426 miliardë në vitin 2022. Ekspertët parashikojnë se popullsia e Kinës do të bie nën 1 miliard deri në fund të këtij shekulli.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit