0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

India ndalon Mastercard të japë karta për klientët

Më të lexuarat

Banka qendrore e Indisë ka ndaluar Mastercard për një kohë të pacaktuar nga lëshimi i kartave të reja të debitit ose të kreditit për klientët vendas.

Banka Rezervë e Indisë ka akuzuar kompaninë për shkeljen e ligjeve për ruajtjen e të dhënave.

Banka tha që Mastercard nuk ishte në përputhje me rregullat që kërkojnë rrjetet e kartave të huaja për të ruajtur të dhëna për pagesat indiane ekskluzivisht në Indi.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ofruesi global i shërbimit të pagesave. Mastercard do të ndalohet të lëshojë karta debiti, krediti ose parapagimi për klientët në Indi nga 22 korriku.

Vendimi i Bankës Rezervë nuk do të ketë ndonjë ndikim në klientët ekzistues të Mastercard. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit